Flet piloti i mbijetuar: Turqia nuk dha asnjë paralajmërim para sulmit

Nov 25, 2015 | 16:15
SHPËRNDAJE

Piloti i mbijetuar i avionit rus të sulmuar nga Turqia në kufirin sirian ka thënë se asnjë paralajmërim nuk u është dhënë para se të qëlloheshin në ajër, ndërkohë që kolegu i tij ka vdekur.

PilotiPiloti Konstantin Murakhtin tha për televizionin rus se nuk kishte “asnjë mënyrë” që avioni që ai drejtonte të ketë shkelur hapësirën ajrore turke.

Rusia tha se Murakhtin u shpëtua në një operacion 12 orësh që përfshinë edhe ndërhyrjen e forcave speciale.

piloti i vrare
Piloti i vrarë

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me trupin e bashkë-pilotit të tij, i cili u vra me armë zjarri pasi parashuta me të cilën ai ra nga aeroplani ishte djegur.

Kapiteni Murakhtin ishte duke folur nga baza ajrore e Hmeymim, ku avionët e Rusisë kanë qenë të bazuar në fushatën e tyre mbi Siri, dhe nga ku ai u mor pasi u shpëtua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura