Flet përkthyesja/ Odile Daniel: Pse erdha në Shqipëri për të njohur nga afër At Zef Pllumin

Sep 26, 2017 | 15:25
SHPËRNDAJE

Çka i bëri më shumë përshtypje ishin sytë e tij të shndritshëm. Si ishte e mundur edhe pas kaq shumë vuajtjesh?

perkthyesja

Odile Daniel, përkthyesja e veprës së At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”, ishte e pranishme në Tiranë për të përkujtuar At Zef Pllumin në 10-vjetorin e vdekjes.

Ajo kujton takimin me të dhe si e kishte ndihmuar në përkthimin e veprës. Ndër të tjera ajo do të kujtonte:

“Një ditë në Paris, zoti Aurel Plasari, duke më dhuruar librin e tij, më thotë: ‘Do të ishte mirë që kjo vepër të përkthehet dhe të botohet në Francë’. E nisa leximin e librit dhe nuk e ndjeva kohën që kalonte dhe vijova të lexoja deri herët në mëngjes. Mbeta e mahnitur nga madhështia, bujaria dhe fisnikëria e shpirtit të tij, cilësi që spikatnin menjëherë në rrëfimin e tij;

për më tepër, një rrëfim që bartte kaq shumë të vërteta. U mahnita sidomos nga fuqia e jashtëzakonshme e qëndresës së tij, një qëndresë gati mbinjerëzore. Pasi e përfundova përkthimin, mendova se ishte më mirë të takoja autorin dhe të mund të bisedoja drejtpërdrejt me

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura