Flet për herë të parë zyrtari i lartë amerikan që negocioi paktin Rama-Basha

May 25, 2017 | 15:04
SHPËRNDAJE

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, i cili negocioi me dy kreret e partive te medha ne vend, per te finalizuar me as marrëveshjen Rama-Basha, komenton për herë të parë paktin e arritur qe beri opoziten te hyje ne zgjedhje.

Hoyt Brian Yee

Sipas zyrtarit të DASH, opozita në Shqipëri ndërmori një vendim të guximshëm, ndërsa kryeministrit shqiptar iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm, që të bindte PD.

“Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë maqedonia, ku presidenti ivanov vendosi tia japë mandatin koalicionit në Parlament që ka mazhorancën, ëm nëyrë që ti hapët rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmorri një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”,- tha zyrtari i DASH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura