Flet për herë të parë burimi që nxori dokumentet e ‘Panama Papers’

May 6, 2016 | 19:10
SHPËRNDAJE

Burimi anonim që qëndron pas skandalit të “Panama Papers” ka folur për herë të parë, duke ofruar ndihmë për autoritetet ligjore që të kryejnë ndaj tij ndjekje penale në këmbim të imunitetit. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

_89078657_size_of_leaks_624

Në një komunikatë për media, e cila përbëhet nga 1800 fjalë, “John Doe” zbulon se ai nuk ka punuar kurrë për ndonjë agjenci të spiunimit apo qeveri. Edhe pse emri “John Doe” është përdorur edhe më herët, gjinia e burimit nuk është bërë e ditur.

Deklarata nis duke iu referuar “barazisë në të ardhura, si një nga çështjet përcaktuese të kohës sonë”.

Sipas tij, motivi që e ka shtyrë të nxjerrë dokumentet ka qenë “barazia në të ardhura”.

Letrat e Panamasë kanë zbuluar se disa njerëz të pasur i përdorin firmat jashtë shtetit për t’iu shmangur tatimeve dhe sanksioneve. Letrat i takojnë firmës ligjore “Mosscak Fonesca”, e cila mohon të këtë bërë ndonjë të keqe, dhe thotë se është viktimë e hakërimit.

Deklarata e John Doe erdhi pak para se Presidenti amerikan Barak Obama të mbante një fjalim mbi ekonominë, në të cilën ai përmendi “Panama Papers” duke theksuar problemin e korrupsionit dhe evazionit fiskal.

Burimi: BBC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura