Flet nga arratia i “forti” i Bulqizës, akuza policisë. Fadil Tërnova: Kush qëlloi të më vriste

Dec 16, 2017 | 15:03
SHPËRNDAJE

Fadil Tërnova, i konsideruar si i “forti” i Bulqizës, i cili i shpëtoi një atentati të mirë organizuar, prej ditësh ndodhet në arrati.

fadil_ternova_10198

Nga vendi ku strehohet për t’i shpëtuar prangave, Tërnova flet ekskluzivisht për “Gazeta Shqiptare” për atentatin, dyshimet për personat që e qëlluan për ta vrarë, si dhe arsyen përse është shpallur në kërkim. Ai akuzon rëndë policinë se po fsheh të vërtetën dhe nuk arreston kundërshtarët e tij…

Fadil ku ndodhesh në këto momente?

Unë jam në arrati, bashkë me vëllain tim Aleksin.

Për çfarë akuzoheni që ju kanë shpallur në kërkim?

Pak ditë më parë, unë i shpëtova një atentati në rrugën nacionale Bulqizë Shupenzë, në vendin e quajtur Peladhi. Isha në makinë bashkë me djalin e tezes, Edison D., për fat të mirë nuk u plagosëm asnjëri. Policia po fsheh ngjarjen, sepse deklaron se unë ndodhesha i vetëm në automjet.

Por siç po më tregoni ju, rezulton që jeni viktimë dhe jo autor i ndonjë vepre. Atëherë, përse jeni në kërkim?

Pas ngjarjes, unë me vëllain u përballëm me një nga pjesëtarët e familjes Shehu, me të cilën jemi në konflikt. Policia thotë se ne e kemi goditur atë dhe na ka shpallur në kërkim. Por ndërkohë policia nuk bën as përpjekjen më të vogël, për të arrestuar kundërshtarët tanë që qëlluan për të më vrarë.

Kush janë kundërshtarët tuaj?

Ne jemi në konflikt me familjen Shehu. Në vitin 2013 në një lokal afër komisariatit të policisë Bulqizë, ka mbetur i vrarë Shefqet Shehu dhe i plagosur i vëllai Vehap Shehu. Vehapi është ende në kërkim. Unë dyshoj se ata kanë qëlluar për të më vrarë. Për këtë ngjarje jam akuzuar unë dhe vëllai im. Unë kam qëndruar dy vite në burg dhe kam fituar pafajësinë. Por policia as nuk merr mundimin të hetojë dhe arrestojë ata që më zunë pritë. Por vjen dhe shkatërron shtëpinë time.

Përse nuk dorëzoheni?

Sepse s’kam besim te drejtësia.

Ndiheni të frikësuar?

Patjetër. Prej vitit 2013 ne jemi në konflikt dhe nuk jemi të sigurt për jetën. Megjithatë ju siguroj se nuk do të bëj vetëgjyqësi.

Keni kërkuar mbrojtje nga policia?

Policia i di problemet tona, por s’na ka marrë në mbrojtje.

Burimi GSH.al

http://www.gsh.al/2017/12/16/intervista-ekskluzive-policia-sberi-asgje-per-ti-arrestuar-ata-qe-shtine-flet-nga-arratia-fadil-ternova-ja-kush-qelloi-per-te-vrare/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura