Flet modeli me fytyrë të Jezusit, Arlind Hani: Dua të bëhem aktor

Jan 31, 2016 | 14:01
SHPËRNDAJE

‘’Kur kam realizuar fotosesionin e parë për Imiak Khani, më kanë thënë se dukem si Jezusi. Ka gati 22 vite që e bëj këtë punë, kam punuar si model për fëmijë që i vogël, edhe pse kam mbaruar shkollimin për financë, ku edhe punoj te kompania e babit tim. Deri më tani kam marrë pjesë në shumë fushata, më shumë si fotomodel dhe imazh i tyre, më tej të shohim.

arlindhani (4)

Kam shumë dëshirë të bëhem aktor, por ku i dihet çfarë më bie e ardhmja’’, kështu thekson për suplementin tonë Arlind Hani, djaloshi model që është cilësuar si fytyra e Jezusit nga disa media të fuqishme austriake. Ai është shqiptar me origjinë, familja e tij ka banuar në Strugë të Maqedonisë dhe ka emigruar vite më parë jashtë vendit. Arlindi ka lindur dhe jeton në Vjenë.

‘’E pëlqej stilin e vjetër, fama është e mirë, por edhe e keqe, thjesht nuk do e doja famën sikur të mos kisha nënshkruar disa kontrata, nuk jam më i miri apo më i bukuri, por më kanë thënë se kam një fytyrë karakteristike që nuk harrohem lehtë’’, thekson më tej ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura