Flet mjeku urolog: Gurët në veshka, komplikimet që japin dhe si mund të luftohen

Oct 17, 2017 | 13:55
SHPËRNDAJE

Në pjesën dërrmuese të rasteve, gurët në veshka kanë si bazë të formimit të tyre mënyrën e jetesës. Konsumimi i tepruar i kripës nga njëra anë dhe sasia e paktë e ujit që marrim gjatë ditës në anën tjetër, renditen si faktor risku.

Por sipas mjekut urolog, Artan Koni, jeta sedentare dhe mbipesha po ashtu sjellin tejngopje të urinës me kristale. Në intervistën dhënë për gazetën “Panorama”, doktori ndalet edhe në shqetësimet që japin gurët në veshka, komplikimet dhe masat që duhet të ndërmerren për të bërë të mundur parandalimin apo edhe trajtimin në kohë të tyre.

Nga se krijohen gurët në veshka, doktor? Cilët janë faktorët e riskut?

Gurët në veshka krijohen nga çrregullime në përqendrimin e kristaleve të urinës. Normalisht, urina përmban kristale në sasi të vogla. Me rritjen e këtij përqendrimi, urina tejngopet dhe një pjesë e kristaleve nuk arrijnë më të jenë në gjendje të tretshme në urinë, duke precipituar në zona të caktuara të veshkës. Këto precipitate priren të bashkohen me njëri-tjetrin duke formuar atë që ne e quajmë gur në veshka. Ka një pjesë të vogël pacientësh që lindin me çrregullime në sintezën e proteinave, rrjedhimisht formojnë gurë që në mosha shumë të hershme. Por le të flasim vetëm për pjesën më të madhe të popullsisë, ato kategori te të cilat gurët formohen si shkak i mënyrës së jetesës.

Konsumimi i tepruar i kripës është një faktor i rëndësishëm, i cili ka të bëjë në fakt edhe me një mënyrë të ushqyeri që ndryshon në zona të caktuara gjeografike. Zona e Mesdheut, ku edhe ne bëjmë pjesë, e përdor shumë kripën, të cilën mund ta gjejmë kudo, jo vetëm në tavolinë, por edhe në produktet e bulmetit, ushqimet e thata, stikat, patatinat etj., etj. Sasia e ujit që konsumojmë është gjithashtu një faktor risku. Sa më pak ujë të konsumojmë, aq më e përqendruar bëhet urina, rrjedhimisht aq më shumë jemi të prirur për të formuar gurë në veshka. Jeta sedentare luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në formim in e gurëve. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë aktive janë më pak të prirur për gurë në veshka. Mbipesha është një problem në rritje në shoqërinë tonë, i cili gjithashtu favorizon formimin e gurëve, për vetë faktin se ushqimi i tepërt sjell tejngopje të urinës me kristale.

A mund të parandalohen?

Gurët në veshka mund të parandalohen. Në pacientë të cilët lindin me një defekt të caktuar dhe nuk prodhojnë dot një proteinë të caktuar (e cila parandalon formimin e gurit), ne mund ta zëvendë- sojmë këtë mungesë me medikamente të ndryshme. Ndërsa në pacientë të cilët gurët formohen si rrjedhojë e faktorëve të riskut që përmendëm më lart, thjesht duke pasur parasysh ato njohuri, pacientët mund të parandalojnë formimin e gurëve. Nuk duhet harruar që njerëz të ndryshëm formojnë gurë për arsye të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është analiza e gurit, me anë të së cilës kuptojmë shkakun e formimit të tij, në një pacient të caktuar. Vetëm duke ditur llojin e gurit mund të jepen këshilla të sakta të parandalimit të gurit. Përndryshe, mbetemi gjithmonë te këshillat e përgjithshme, d.m.th. të konsumojmë shumë lëngje, të mos e teprojmë me kripën, të bëjmë një jetë aktive, të kemi kujdes mbipeshën etj.

Cilat janë disa nga shqetësimet që sjellin gurët?

Te plote e gjeni ketu:

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/flet-mjeku-urolog-guret-ne-veshka-omplikimet-qe-japin-dhe-si-mund-te-luftohen/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura