Flet mjeku endokrinolog Florian Toti: Sindromi metabolik, si të trajtohet pa ilaçe

May 24, 2018 | 10:44
SHPËRNDAJE

Jo të gjithë e njohin, por ai që quhet sin-dromi metabolik, është kthyer në rrezikun kryesor për shëndetin e njerëzve në ditët e sotme. Ajo, në fakt, është një sëmundje që përmbledh disa të tilla; tension, diabet e obezitet që vështirësojnë tejet jetesën me komplikacionet e shumta që sjellin secila prej tyre.

Mjeku endokrinolog, prof. Flori-an Toti, tregon zgjidhjen e thjeshtë që çdo pacient e ka vetë në dorë: rënia nga pesha. Mjaftojnë dhjetë mijë hapa në ditë për të parë një sërë benefitesh të mëdha në shën-det: djegin dhjamin e tepërt, rregullojmë tensionin arterial, nivelin e glicemisë dhe dislipideminë.

Përveç aktivitetit fizik të përditshëm, Toti apelon për një ushqyerje të shëndetshme me 3-5 fruta e perime në ditë, që duhet të nisë që te të vegjlit. Kësh-tu, për një jetesë më të mirë e më të gjatë rregulli i artë është: hani më pak dhe lëviz-ni më shumë.125454

Çfarë është sëmundja e sindromit me-tabolik?

Sindromi metabolik përmbledh një sërë problemesh shëndetësore, diabet ose çrreg-ullime të metabolizmit të karbohidrateve (futen në këtë kategori dhe ata që janë pre-diabet) shoqëruar me obezitet, mbipeshë trupore për llogari të indit dhjamor, çrreg-ullime të yndyrave, kolesterolit ose triglic-eridet e rritura dhe hipertensioni. Të gjitha këto bashkë, kur janë prezentë tek i njëjti person, bëjnë atë që quhet sindromi me-tabolik. Secili nga këta faktorë, veç e veç, është i rrezikshëm për jetën e të sëmurit, për funksionin e zemrës dhe për jetëgjatës-inë e personit. Kur bashkohen bashkë tek i njëjti person, risku është edhe më i lartë.

Cilët janë personat më të rriskuar?

Kjo diagnozë është më e shpeshtë te per-sonat me diabet tip 2, të cilët kanë edhe diabetin, edhe obezitetin, edhe dislipidem-inë dhe hipertensionin arterial. Në një stu-dim që kemi bërë, rreth 80% e pacientëve me diabet tip 2 kanë rezultuar edhe me sin-dromin metabolik. Në popullatën e përgjithshme, kjo shifër shkon 20-25%. Sa më tepër njerëzit të kenë obezitet, aq më e madhe është mundësia për të pasur dis-lipidemi, hipertension dhe çrregullime me-tabolike të karbohidrateve. Prandaj, ideja është që nuk duhet t’i shikojmë njerëzit vetëm për një problem, por disa të tilla bashkë sepse jetojmë në një shoqëri që njerëzit konsumojnë më tepër ushqim, veçanërisht ushqim të pasur me kalorid, që ndikon në shtimin në peshë. Nga krahu tjetër, lëvizin më pak dhe rrjedhimisht obeziteti po shtohet. Kur rritet obeziteti, kemi hipertension, dislipidemia sepse mënyra e të ushqyerit po fillon të bëhet me më shumë yndyra të ngopura sesa të pan-gopura. Nga krahu tjetër, popullata po pla-ket tepër. Me shtimin e moshës mesatare të popullatës, shtohet rreziku për hipertension, diabet, pra, shtohet mundësia që njerëzit të kenë dhe sindromin metabolik.

Çfarë ofrojnë bluzat e bardha për tra-jtimin e sindromit metabolik?

Nuk është se ka ndonjë trajtim të veçantë. Mjekimi i parë, që është shumë i rëndë-sishëm, është pesha trupore. Në qoftë se nje-riu humbet 10% të peshës trupore, përfiton ulje rreth 30-50% të glicemisë esëll, ulet rreth 10% hemoglobina e glukozuar. Për çdo 1 ki-logram rënie në peshë, ulet 1 milimetër sh-tyllë zhive presioni arterial, si dhe 10% yndyrat apo kolesteroli total. Pra, duke bërë një rënie minimale në peshë. Për shembull, një person që peshon 100 kilogramë, nëse humbet 5-10 kilogramë, përfiton të gjitha benefitet e mësipërme. Por ama, nëse tensio ni arterial bie 5 milimetra shtyllë zhive, nga hipertension mund të kthehesh në presion arterial normal. Ka shumë diabetikë që në momentin që humbasin 10% të peshës trupore, kanë nevojë për 1 medikament më pak ose mund të mos ketë nevojë fare për të. Prandaj, është shumë e rëndësishme kjo pjesë. Duke ndikuar në një element, ka një seri përfitimesh në disa tregues të tjerë.sindrom-metabolik-alodokter-905x395

Thuhet shpesh që masa më e mirë është parandalimi. Çfarë duhet të bëjnë pacientët në rastin konkret?

Pjesa e parë është pakësimi i kalorazhit. Njeriu duhet të fillojë të hajë më pak sesa më përpara. Në përgjithësi, ne iu themi per-sonave që duan të bien në peshë: nga sot duhet të hash gjysmën e asaj që haje dje. E thjeshtë: nëse dje keni konsumuar tri feta bukë, tashmë do hani një e gjysmë. Vetëm në këtë mënyrë gjërat mund të bëhen të mat-shme që dhe rezultatet të bëhen të dukshme. Së dyti, me shumë rëndësi është lëvizja.Njerëzve, kur iu thua aktivitet fizik, direkt mendojnë vrapin, palestrat, ushtrimet e sforcimet. Përkundrazi, duhet thjesht ecje. Ka plot njerëz që një rrugë prej 20 minutash që duhet ta bëjnë në këmbë, zgjedhin mak-inën. Sa njerëz ka që rrinë presin ashensorin ose shkallët e lëvizshme, në vend që të ngji-sin shkallë?

Çdo lëvizje më tepër nga ç’bëjmë deri më sot do të sjellë konsum më të madh të kalorazhit, rrjedhimisht do të bëjë një rënie graduale në peshë. Në studimet që janë bërë, një njeri që bën një rrugë prej 1 apo 2 km në ditë me makinë, nëse këtë rrugë e bën në këmbë, brenda një viti mund të humbasë 4-5 kilogramë. Kjo masë, shpeshherë, është ajo që ne kërkojmë për të përmirësuar peshën trupore dhe të gjitha benefitet e tjera që për-mendëm. Kjo nënkupton që më tepër duhet që njerëzit të kërkojnë për të lëvizur për vet-en dhe shëndetin e tyre, pasi nuk ka investim më të madh se shëndeti.

Ka shumë studimeqë tregojnë se personat që kanë hipertension, dislipidemi, obezitet dhe diabet, kanë cilësi më të keqe jete, por dhe jetëgjatësi më të vogël sesa personat që nuk e kanë këtë sëmundje. Prandaj, parandalimi është mjeki-mi më i mirë. Në qoftë se një njeri ecën 45 minuta çdo ditë, e ul me 30% riskun e tij për diabet. Kujt i kushton që të ecë kaq kohë?! Sot ka edhe aplikacione, që tregojnë se sa hapa bën në ditë.

Sa aktivitet fizik nevojitet që një njeri që të mos cilësohet “sedentar”?

Që një njeri të mos quhet sedentar, duhet të bëjë 10 mijë hapa në ditë, ose 6-7 kilome-tra. E përkthyer në kohë lëvizjeje, është 1 orë – 1 orë e 30 minuta në hap të zakonshëm. Ky është limiti që ndan personin sedentar nga ai josedentar. Kjo s’të bën të mendosh që ai që bën më shumë se kaq është aktiv. Jo. Ai thjesht nuk është sedentar. Por nevojitet aktivitet i përhershëm, jo për një periudhë të caktuar kohe. Ne nuk duhet ta bëjmë lëvizje, ecje për 6 muaj dhe pastaj të kthehemi në jetën e mëparshme. Rënia në peshë ka për të qenë më e madhe në fillim, por më pas ka një periudhë ku gjërat mbeten pa lëvizur apo një rënie fare e lehtë në peshë ose graduale 0.5-1 kg në muaj.

Përse ndodh kjo?

Periudhën e parë trupi humbet lëngjet e tepërta, ujë. Prandaj ditët e para, kur nisin një dietë, biem 4-5 kilogramë. Pas një muaji kur organizmi fillon të humbasë dhjamin e tepërt, duhet më tepër kohë. Trupi, pjesën e tepërt të energjisë e depoziton në formën e dhjamit, sepse në një volum të vogël zë një kalorazh të madh. Kjo është një gjë që orga-nizimi e ka krijuar në periudhat prehistorike. Pra, kur njerëzit vuanin për ushqimin dhe përpiqeshin ta depozitonin dhjamin gjatë periudhës së bollëkut, që ta kishin në peri-udhën ku kishte mungesë ushqimi.

Kur vjen puna për të humbur këtë kalorazh të depozi-tuar në organizëm, nevojitet një sforcim shumë i madh. Dieta duhet respektuar mak-simalisht dhe lëvizja duhet shtuar. Rezul-tatet janë shumë të pakta. Por, ama kjo hum-bje e masës dhjamore është ajo që i sjell për-fitimet më të mëdha organizmit. Sepse kjo masë dhjamore është ajo që i sjell organizmit rritjen e vlerave të tensionit, rritjen e yndyrave dhe rezistencën insulinike, që ësh-të baza e diabetit tip 2. Prandaj kërkon një investim shumë të madh në një mënyrë jete-se të re, dietë dhe aktivitet fizik të vazh-dueshëm që duhet të bëhet zakon, jo vetëm për personin, por gjithë familjen.

A është i trashëgueshëm sindromi me-tabolik?

Ajo që vëmë re në praktikën e përditshme klinike është që prindër obezë kanë fëmijë obezë. Një gjë që fillon në moshën 40-vjeçare, edhe pranohet. Por diçka që nis 10 apo 20 vjeç është shumë e vështirë për t’u trajtuar. Pikërisht për këtë arsye, ne sot shikojmë që diabeti tip 2 që dikur ka qenë përgjithësisht në moshat 50-60 vjeçare, tani ka filluar që të shfaqet në moshat 30-40 vjeçare.

Prandaj, fushata e chek-up bën sens, pasi është një popullatë e rriskuar. Problemi është që kjo popullatë duhet të ndihmohet me informa-cion, që të parandalohen këto probleme shëndetësore dhe sidomos që në moshat fëm-ijërore. Një nga mënyrat më të mira është ngulitja e zakoneve të shëndetshme të jetesës që nënkupton më shumë lëvizje në ajër të pastër, më pak kompjuter dhe televizor dhe një mënyrë më të shëndetshme të të ushqy-erit. Fëmijët duhet që çdo ditë të kenë 3-5 racione fruta dhe perime në ushqimin e tyre.

Jo shumë javë më parë u bë një debat i madh lidhur me futjen e tërshërës në kop-shte? Në optikën tuaj, si e vlerësoni këtë risi?

Zhurma e madhe që u bë me ndryshimin e strukturës së të ushqyerit në kopshtet e Tiranës dhe që unë uroj të vazhdojë edhe në kopshte të tjera të Shqipërisë, e shoh me pozitivitet. Aty mund të ketë mangësi të ndryshme, mund të ketë edhe disa ndry-shime, që për popullatën shqiptare mund të mos jenë shumë normale, ose të prano-hen me shumë vështirësi, por është bërë e domosdoshme që të ndryshohet struktu-ra e të ushqyerit të fëmijëve. Nuk mund të imagjinohet që fëmijët 3-4 vjeç çdo ditë të pinë nga një gjysmë litër qumësht, s’e kanë të nevojshme.

Nuk ka kuptim që fëm-ijët të kenë çdo dy ditë nutella ose në ba-zën e ushqimit makaronat, picat, patati-nat. Duhet t’u themi stop këtyre gjërave. Ka shumë shtete që kanë filluar fushata sensibilizimi, por edhe ndalimi, të rek-lamave të produkteve të ndryshme. Në Angli është ndaluar që në autobusë të ven-dosen reklama të produkteve hiperkalo-rike, cola, fanta, croisante e të tjera. Ka shumë shtete që kanë filluar të taksojnë pijet e ëmbla. Pra, është shteti që duhet t’i rregullojë disa gjëra. Ashtu siç takson du-hanin, mund të taksojë dhe produkte të tjera.

Nuk dua t’i jap ide qeverisë të shtojë taksat. Por, nga një anë, duhet të taksojë produktet e dëmshme, nga ana tjetër, du-het të ketë politikat e tij për t’i bërë produktet e shëndetshme më të akse-sueshme nga popullata e përgjithshme. Kjo bëhet sërish nga politika qeveritare që stimulojnë këto lloj prodhimesh. Të finan-cohen, të mbështeten ose produktet bio që të arrijnë më shpejt në qytet dhe me çmime më të konkurrueshme sesa produktet e importit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura