Flet ministri i Financave/ Taksa e shtëpive te fatura e dritave, sa do paguajmë

Mar 3, 2018 | 12:33
SHPËRNDAJE

DORINA AZO/ Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se nga 1 prilli të gjitha shtëpitë dhe bizneset në vend do të paguajnë taksën e re të pronës.

auto_arben-ahmetaj1475761956

Kreu i Financave tha se ka përfunduar metodologjia e zbatimit të taksës së ndërtesës, e cila po konsultohet me Ministrinë e Drejtësisë para se t’i kalojë për miratim qeverisë. Ministri Ahmetaj shpjegoi në konferencën për shtyp se taksa do të mblidhet nga një agjent që do të jetë OSHEE.

“Ne kemi përfunduar metodologjinë, po e konsultojmë me Ministrinë e Drejtësisë për shkak të procedurës, që ta kalojmë në qeveri dhe patjetër që me 1 prill do të fillojmë me metodologjinë e re, taksimi i ndërtesave apo pronës siç i referoheni ju, në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Do të jetë patjetër në një moment një agjent, që ne mendojmë të jetë OSHEE, sepse është e pajisur më së miri me instrumentet dhe platforma shumë më të mira se të gjithë agjentët e tjerë potencialë, por sigurisht që shumë shpejt do t’i kemi të gjitha detajet zyrtare”, u shpreh Ahmetaj.

Taksa e pronës në vitin e parë të zbatimit në Tiranë si për qytetarët dhe bizneset do të paguhet në faturat e ujit. “Jemi duke diskutuar me një sërë bashkish që një pjesë për vitin e parë, që është edhe vit i njohur si legjislacion, si vit tranzitor, që ndoshta të vijojë sërish për një pjesë, ndoshta për pjesën për taksën e pronës së bizneseve, le të themi për Tiranën, ta mbledhë Ujësjellësi i Tiranës, por me afat të mesëm. E rëndësishmja është që do të paguajnë me metodologjinë e re. Ku do të paguajnë, te fatura e ujit apo te fatura e energjisë, ky është një diskutim logjistik që besoj do të mbyllet për 10-15 ditë maksimumi”, tha ministri.

ISH-TË PËRNDJEKURIT

Fatura e dëmshpërblimit plotësisht për kategorinë parë- sore të ish-të përndjekurve që kanë marrë këstin e 8-të është në vlerën e 400 milionë lekëve. Ministri Ahmetaj tha se përfitues të këtij fondi janë 212 persona dhe shpërndarja e parave do të kryhet me këste në varësi të shumave.

“Ështe një grup parësorësh po i referohem, kategoria parësore me 209 ose 212 persona, të cilët përfitojnë përtej këstit të 8-të që shuma është afërsisht 400 ml lekë.Do të vazhdojmë t’i shpërndajmë të plota për këta persona, ndërkohë që qeveria është duke bërë një diskutim shumë të thellë, të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për vazhdimësinë në lidhje me pagesat e trashigimtarëve. Do t’i marrin në varësi të shumave me këste. Sigurisht, ato që janë në moshë më të madhe do të kenë një avancim më të shpejtë. Besoj se me ndryshimet ligjore që po bëjmë ne, brenda 6 mujorit do të jenë të ezauruara”, tha Ministri Ahmetaj.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura