Flet Marjo Mema, bashkëpunëtori i Igli Metës: E pashë si e vrau Ismailin. S’bëja dot gjë

Aug 2, 2015 | 10:26
SHPËRNDAJE

Një deklaratë vullnetare për të korrigjuar atë që ai tashmë i kishte thënë më parë prokurorit Irene Lilliu dhe policisë. Marjo Mema, shqiptari i burgosur për vrasjen e Ismail Lullit, ka folur edhe një herë dhe ka distancuar më shumë veten prej bashkatdhetarit të tij Igli Meta, i cili ka pranuar se ka vrarë.

Mario Mema, dha variantin e tij për atë çka ndodhi më 19 Korrik në Pezaro dhe ashtu siç tha para karabinierëve Ambera Saliji, e dashura e Igli Metës, edhe Mema thotë se nuk e besonte se Igli do të arrinte deri atje sa të vriste Ismail Lullin.

ismaili

“Isha atje, rreth njëzet metra larg nga të dy: e pashë Iglin të vriste ​​Ismasilin me një thikë në qafë, po nuk munda të bëj asgjë”,- ka rrefyer ai.

“Mendova se konfrontimi nuk do të shkonte përtej një grushti”,- vijoi ai. 

Mema pranon se rrugës për në pyllin e San Martinos, ku ndodhi vrasja, kishte udhëtuar në të njëjtën makinë me Igli Metën dhe Ismail Lullin. Ai rrëfen se me të mbërritur, Meta ishte konfrontuar fizikisht me Lullin. Më pas e kishte lidhur me natriban Ismailin, pas kryqit, për ta marrë në pyetje.

Pasi e kishte marrë në pyetje, personin me të cilin e dashura e tij Ambera kishte pasur marrëdhënie, Mario Meta thotë se Igli kishte humbur llogjikën dhe kishte nisur ta godiste Ismailin. I kishte afruar pranë fytit thikën, duke bërtitur e kishte pyetur “Çfarë duhet të të bëj”. Më pas e kishte goditur me thikë në qafë, aq fort sa për pak do i kishte prerë kokën, tha Mema.

Megjithatë, Mario pranoi para karabinierëve se e kishte ndihmuar Iglin në vrasje. Ai pohon se ishte Igli ai që i kishte dërguar nënës së Ismail Lullit, mesazhin nga celulari i viktimës pasi e kishte vrarë, ku shkruante “Po shkoj në Milano për një jetë të re, mos më kërkoni”.

Lajmi  i publikuar ne mediat italiane
Lajmi i publikuar ne mediat italiane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura