Flet kushërira: Marjan Rroku e rrihte Aldën. Kujtoj se si ia nxinte krahët

Feb 29, 2016 | 21:29
SHPËRNDAJE

Kushërira e Alda Canajt ka rrëfyer në profilin e saj në “Facebook” kujtimet për të afërmen e saj dhe Marjan Rrokun, personi që e vrau bashkë me të ëmën.

Alda Canaj
Alda Canaj

Në një kohë kur ekzistojnë tri versione për ngjarjen, kushërira e Aldës, Arjola Hekurani, e cila është edhe gazetare, tregon versionin e saj për ngjarjet.

“Marian Rrokun e kujtoj shume mire kur i shperfytyruar, me fytyre te nxire e me hap te shpejt qasej prane kangjellave te “Asim Vokshit” per te “takuar” forcerisht Alden tone, kusheriren time.

Ndoshta shume detaje prej asaj historie nuk me vijne qarte ndermend por nje dy gjera i kujtoj shume mire: fytyren prej te cmenduri te Rrokut qe i ishte qepur kembe pas kembe Aldes, kusherires sime dhe para kesaj, krahet e holle te 16- vjecares, te nxire prej dhunes se tij”, shkruan ajo.

POSTIMI

Perse qave Ardit? Marian Rrokun e kujtoj shume mire kur i shperfytyruar, me fytyre te nxire e me hap te shpejt qasej prane kangjellave te “Asim Vokshit” per te “takuar” forcerisht Alden tone, kusheriren time.

Ndoshta shume detaje prej asaj historie nuk me vijne qarte ndermend por nje dy gjera i kujtoj shume mire: fytyren prej te cmenduri te Rrokut qe i ishte qepur kembe pas kembe Aldes, kusherires sime dhe para kesaj, krahet e holle te 16- vjecares, te nxire prej dhunes se tij.

Edhe buzeqeshjen e Aldes sigurisht, as ate nuk e harroj dot kur e terrorizuar rendja drejt klases se saj per te pare nese i kishte ndodhur dicka ndersa ajo ma kthente me nje te qeshur si per te me thene te mos shqetesohesha se gjithcka do te shkonte mire.

E pra, jam deshmitare se ky njeri e perndiqte Alda Canajn, se ajo ishte e frikesuar prej tij e nese ka ndodhur qe ne nje moment te jetes se saj te kete qene e dashuruar me te ky nuk eshte gabim e te ndahesh, serish nuk eshte gabim. E tha bukur Rroku ky manipulues i opinionit publik se nuk ka te drejte te marre jete, por ja qe e beri. Ne si gazetare e dime mire se ky profesioni yne e ka nje mision.

Ne rastin e kesaj interviste e pata te veshtire ta gjeja se kush ishte. Te shafqesh si engjell nje kriminel qe vrau nje femije dhe nenen e saj eshte absurde, e pashpjegueshme nuk ma pranon logjika sado ftohte te mundohem te qendroj perballe kesaj interviste. Me te veshtire akoma e kam te shpjegoj lotin qe i rrodhi Gjebrese. Perse qau ai? Per djalin e Marianit? Se thoshte qe ndihej krenar per te atin? Po a Ia kane shpjeguar femijes se babane nuk mund ta takoj se ka kryer dy vrasje? A do te ishte njesoj krenar ai? Po pse nuk e derdhi ate te lot per Alden? Edhe ajo femije ishte kur ky vendosi ti merrte jeten.

Na e prezantoi Marianin student te shkelqyer medemek iu pre jeta ne mes. C’te them Ardit edhe Alda jone e shkelqyer ishte. Sikur Mariani te mos e kishte vrare kushedi cdo te kishte bere me jeten e saj. Mariani ky i penduari i madh te tha Ardit se nuk kujtonte qarte se c’ndodhi me saktesi, pas kryerjes se krimit etj, etj, po si ka mundesi qe aq qarte e gjakftohte arriti te kalonte kufirin nen identitet te rreme, si nuk e pyete o Ardit, per kete i punoi mendja?

Po prinderit e Aldes qe na i pershkroi si dy te rroitur qe ashtu kot me kot na i rane me qafe, e i thoshin ketij djali kaq te pafajshem te largohej nga Tirana e nga puna e tij se ashtu iu tek atyre. Si keshtu, u cmenden te gjithe dhe po i binin me qafe ketij djali deri atehere te panjohur per ta? Po nuk te shkoi ndermend o Ardit te kerkoje pak me shume per kete histori? Si mundet dy prinder intelektuale, mesues, shkrimtare te linin papritmas gjithcka, te benin jete nomadesh sa ne nje shtepi ne tjetren ashtu, per qejf?

A mund te ndodhe kjo pervecse ne nje rast ekstrem kur je ne dijeni se femijes tend po i kanoset ndonje rrezik? A e mendove per nje cast si gdhin e ngryset jeta e atij babai qe mbeti pas, qe syte e Aldes nuk do i shohi me? Sikur ato 24 ore ti kishe kaluar prane tij… Cfare zhgenjimi Ardit…

Kjo Shqiperia jone eshte e mbushur me raste te cilat Ia vlen te permenden me te cilat mund te fitosh shikueshmerine e te nderosh emrin e imazhin tend. Por jo, kushedi per c’arsye te panjohura ti zgjodhe te na shisje djallin per engjell e madje te derdhje lot per te.

12776729_981950818507970_279465859_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura