Flet Kledi Kadiu: Pse nuk shkoj në shenjtërimin e Nënë Terezës

Sep 3, 2016 | 18:26
SHPËRNDAJE

Shenjtërimi i Nënë Terezës është eventi më i rëndësishëm i ditëve të sotme.

KlediShumë artistë shqiptarë, emra të njohur të muzikës dhe jo vetëm do të performojnë në koncertin që do të organizohet në Vatikan.

Megjithatë ka pasur shumë keqkuptime nga njerëz të ndryshëm, të cilët e kanë vlerësuar negativisht mosprezencën e artistëve shqiptarë, që tashmë e kanë të ngritur karrierën e tyre dhe jetojnë në Itali si Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani.

Balerini i njohur Kledi Kadiu ka folur për Blitz rreth mospjesëmarrjes së tij në një eveniment të përmasave të tilla.

“Nuk ka asnjë keqkuptim. Më është bërë ftesa edhe si performues, por unë nuk kisha mundësi, pasi kisha prenotuar pushimet. Ende jam në pushime me vajzën dhe bashkëshorten dhe janë pushimet e para familjare dhe ndaj nuk mundesha të isha i pranishëm. Edhe mua më erdhi shumë keq, sepse ishte një event shumë i rëndësishëm, i vetëm i këtij lloji.”- është shprehur Kledi./Blitz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura