Flet ish-zyrtari i CIA-s: Ndarja e Kosovës nuk është qëllimi

Aug 6, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Ka pasur këmbime të mjaftueshme prejse mediumet kanë nisur spekulimet për një ndarje apo këmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë.

zyrtari

Përderisa po krijohet përshtypja se Qeveria serbe po përpiqet ta përgatisë shtypin, publikun dhe hierarkinë ortodokse për një fund të lojës që do të përfshinte ndonjë këmbim toke, zhurma që vjen nga Prishtina e Beogradi flet për ngritjen e armiqësive nga elementet nga të dyja anët ndaj një marrëveshjeje të tillë, shkruan David B. Kanin profesor i asociuar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Johns Hopkins University dhe ish-analist i lartë i Inteligjencies në CIA, në artikullin e botuar sot në Koha Ditore.

Kryetarët Vuçiq dhe Thaçi janë qartazi propozuesit kryesorë të një marrëveshjeje të tillë, që do të thotë se ideja nuk do të harrohet shpejt dhe se nëse nuk arrin të prodhojë ndonjë rezultat, kjo do të thotë se do të jetë vështirë që negociatat përmbajtjesore t’u kthehen binarëve (procesi i ndërmjetësuar nga Brukseli/Berlini është i parëndësishëm).

Versione të ndryshme të marrëveshjes për toka po dëgjohen – veriu i Mitrovicës për Serbinë në këmbim të ulëses në OKB për Kosovën dhe pjesë të Luginës së Preshevës në këmbim të veriut të Mitrovicës dhe Zubin-Potokut (me apo pa njohjen zyrtare nga Serbia të humbjes së pjesës më të madhe të ish-krahinës së vet), etj.

Një element kyç në secilin version të këtij muhabeti është spekulimi për atë nëse SHBA-ja ka vendosur të heqë dorë nga zotimi ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimit ndaj çfarëdo ndryshimi të ardhshëm në Ballkan, që kanë qenë themelet e retorikës dhe politikës së saj gjatë dhe pas copëtimeve të ndryshme që kanë ndodhur me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. /KD/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura