Flet Gylen: Erdogan mund ta ketë inskenuar vetë grushtin e shtetit

Jul 16, 2016 | 22:16
SHPËRNDAJE

Në një intervistë të veçantë që i ka dhënë “The Guardian” në rezidencën e tij në Saylorsburg të Pensilvanisë, Fethullah Gylen është shprehur se ai i refuzon të gjitha akuzat e hedhura se ka qenë pikërisht ai pas përpjekjes së të premtes mbrëma për një grusht shteti.

Fethullah Gulen
Fethullah Gulen

“Unë nuk besoj se bota do t’i besojë akuzat e bëra prej Presidentit Erdogan”, – është shprehur Gylen.

“Ka gjasa që i gjithi ky të ketë qenë një grusht shteti i inskenuar, i planifikuar për akuza të mëtejshme [kundër Lëvizjes “Hizmet”], – shtoi ai.

Gyleni u shpreh se ai është kundër çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake, madje shtoi se ai e ka vuajtur përherë mbi supe çdo herë që të ketë ndodhur një e tillë në Turqi gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. “Turqia nuk mund të kthehet pas më, tani që i është futur rrugës së demokracisë,” – deklaroi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura