Flet Erdogan: Vrasja e gazetarit ishte planifikuar, i kisha thënë mbretit saudit se…

Oct 23, 2018 | 12:08
SHPËRNDAJE

Presdenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka dhene qendrimin e tij sot lidhur me vrasjen e gazetarit saudit. Ne fjalen e mbajtur para Parlamentit, ai tha se Arabia Saudite e ka planifikuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

erdogan

Sipas tij, një ekip saudit prej tre personash kanë hyrë në Stamboll një ditë para vrasjes së gazetarit.

Erdogan deklaroi se kamerat e sigurisë në konsullatën saudite janë larguar, ndersa në pamjet tjera të siguruara shihet se ai nuk ka dalë nga konsullata prej kur ka hyrë më 2 tetor.

Përveç tjerash, lideri turk ka deklaruar t’i ketë thënë mbretit saudit, Salman se konsulli i vendit të tij në Stamboll nuk ka qenë kompetent për atë pozitë.

Autoritetet turke kanë thënë edhe më herët se supozojnë që gazetari Khashoggi, i njohur edhe si kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, Mohammad bin Salman është vrarë në konsullatën saudite.

Riadi në anën tjetër ka dhënë deklarata të ndryshme lidhur me fatin e gazetarit, derisa tani fajsëson një “operacion të ashpër” për vrasjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura