Flet Eltioni, balerini i Dilos: Me Rovenën rrimë shumë, kemi kimi

Jan 9, 2016 | 12:00
SHPËRNDAJE

Vetëm dy muaj pasi Rovena Dilo nisi procedurat e divorcit në Gjykatë me ish-futbollistin Florian Riza, këngëtarja është parë shpesh të shoqërohet darkave apo në festa argëtuese me partnerin e saj në “DWS”, balerinin Eltion Merja.

Fakti që artisti është më i ri në moshë se këngëtarja, ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale nëse bëhet fjalë për histori serioze apo afeksion të momentit.

Se çfarë po ndodh në jetë mes çiftit në skenë na e rrëfen Eltioni për gazetën “Panorama”.

roviiiiiii

Si shkoi gara në “DWS”. U mërzitët që nuk fituat, duke pasur parasysh ambicien e shprehur të Rovenës?

Konkurrenca në “DWS” ishte e fortë dhe normalisht çdo VIP, ose më saktë çdo çift e nis garën me synimin e vetëm kupën. Është një kompeticion aq i madh, sa të bën të përjetosh emocione dhe sfida, që mbase nuk i provon në një skenë tjetër. Në njëfarë mënyrë, këtë vit u bëmë dhe ne balerinët konkurrentë, sepse ndryshe nga herët e tjera, ishim njëkohësisht koreografë të disiplinave që kërcenim çdo puntatë. Duke e pasur mendjen te koreografia, që të dilte sa më e bukur, tek interpretimi i Rovenës se si do përcillte energjinë e kërcimit te publiku, mendoj se ia dolëm mbanë të jepnim emocion, si edhe të pëlqeheshim nga publiku. Duhet të shtoj faktin se Rovena çdo puntatë ka sjellë një karakter ndryshe, gjë që në kërcim është shumë e rëndë- sishme, edhe pse nuk fituam gjë.

Para finales së show-t u komentove për një lidhje të fortë me Rovenën, pra diç- ka më shumë se miqësi. Ç’mund të thuash?

Ndërmjetësi për afrimitetin tonë si miq ishte “DWS”, dhe për këtë gjë e falënderoj produksionin që më krijoi mundësinë të njoh nga afër Rovena Dilon. Fatkeqësisht, atyre që e kanë komentuar më së shumti këtë gjë, për më tepër para finales, u ka bërë përshtypje fakti që unë dhe Rovena shoqëroheshim edhe jashtë provave për kafe, darka, kryesisht edhe me shoqërinë e Rovenës. Si miq që jemi, normalisht do vazhdojmë të shoqërohemi, edhe pse spektakli ka mbaruar. Shpresoj që një bashkëpunim premierë në të ardhmen mos t’ju bëjë kaq shumë përshtypje!

Dyshimet e para lindën në javët e para të spektaklit, ndërsa Rovena të drejtohej me emrin e përkëdhelisë “Toke”…

Përsa i përket nofkës Toke, që të gjithë mendojnë se më quan Rovena me përkëdheli, nuk është e vërtetë. Shumica e njerëzve me këtë nofkë më njohin dhe i përket 10 viteve më parë, gjatë spektaklit “Poleposition” të Kozeta Bakiut.

Atëherë çfarë emri do t’i vendosje afrimitetit tuaj?

Është folur për një lloj kimie mes nesh, që normalisht krijohet kur dy njerëz punojnë bashkë në një produksion gjigant. Kështu që normalisht po nuk pati kimi, asnjë perfomancë kërcimi nuk do të ishte e bukur, siç ka qenë deri në gjysmëfinale.

Tani që gara ka mbaruar, vazhdoni të takoheni?

Faktikisht po pres të kthehet nga takimet, që ta takoj (buzëqesh). Kemi disa projekte që duhen diskutuar dhe zbatuar njëkohësisht. Mirëpresim një bashkëpunim të mundshëm për 2016-n.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura