Flet Dona e ‘BB9’: E vërteta e tradhtisë së Musës dhe çfarë fshihet pas fotove të nxehta me modelin seksi

Oct 12, 2017 | 19:44
SHPËRNDAJE

Po e përjeton këtë vjeshtë me shijen e një dashurie të vërtetë që tashmë ka marrë fund. Modelja e “Big Brother 9”, Dona Pjetri, ka tërhequr vëmendjen e publikut pas daljes nga loja, jo vetëm për fotot sensuale, por edhe për historinë e dashurisë me Musën nga Vlora. Ata u bënë çift në lojë, por u ndanë në jetën reale.

donaaaaa

Për karrierën e re në televizion e biznes, arsyet që çuan në prishjen e lidhjes me organizatorin e festave në Romë dhe miqësinë me modelin seksi Maksim Alidini, Dona flet për herë të parë për gazetën “Panorama”…

Nga moda je përfshirë në seriale televizive. Për çfarë projekti kinematografik bëhet fjalë?

Kam marrë pjesë në një seri të serialit televiziv “Çka ka shpija”, një nga serialet më të ndjekura në Kosovë.

Bashkë me producentin Dashnor Asllani keni realizuar një set fotosh ku shfaqesh sensuale. Ke marrë oferta të rëndësishme apo propozime interesante pas publikimit të tyre?

Po, kam bërë një set fotografik. Po menaxhohem nga më i suksesshmi producent në Kosovë, Dashnor Asllani, që kur kam dalë nga “Big Brother” dhe po punoj shumë drejt synimeve të mia si në modeling, ashtu edhe në aktrim. Oferta kam marrë, por jo të gjitha i kam pranuar, sepse dua të marr pjesë vetëm në projekte që ia vlejnë për karrierën time.

Pas lojës së “Big Brother”, çfarë kujton me nostalgji dhe çfarë me keqardhje nga ajo bashkëjetesë?

Nostalgji ndiej shumë. E kam shijuar shumë gjithçka aty brenda, se është eksperiencë e papërsëritshme, që vetëm një herë në jetë mund ta përjetosh. Me keqardhje kujtoj vetëm eliminimin për 20 minuta televotim, ndërkohë që një javë më përpara ishim çifti imun, pra më të preferuarit e publikut dhe një javë mbrapa dolëm nga shtëpia. Pak kontradiktore dhe padrejtësi.

Me cilët ish-lojtarë të “Big Brother” ruan miqësi, dhe cilët prej tyre nuk mund t’i shohësh as me sy?

Ruaj miqësi me shumë prej tyre, e nuk kam marrëdhënie të mira me disa, por nuk do të thotë që s’mund t’i shoh me sy. Çfarëdo që ka ndodhur, ato kanë qenë keqkuptime të lëna pas dore dhe pa u sqaruar.

Lajmin e plotë e gjeni në linkun më poshtë:

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/dona-pietri-e-verteta-e-tradhtise-se-muses-dhe-cfare-fshihet-pas-fotove-te-nxehta-me-modelin-seksi/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura