Flet dietologia Rolina Naco: Trajtimi i gastritit, ushqimet që lejohen dhe ato që duhet të shmangen

Oct 31, 2018 | 12:28
SHPËRNDAJE

Alkooli, disa lloje medikamentesh apo edhe infeksionet e ndryshme bëhen shkak për inflamacionin e mukozës së stomakut. Për shumicën e njerëzve, gastriti nuk është serioz dhe përmirësohet shpejt nëse trajtohet siç duhet, por, nëse jo, mund të zgjasë me vite. Nganjëherë, trajtimi i tij i vonuar lidhet me faktin që nuk paraqet simptoma specifike, por gjithsesi ka disa tregues që na adresojnë te kjo sëmundje, të tilla si: humbja e oreksit, të përziera, të vjella apo edhe humbje peshe. Në mënyrë figurative, dietologia Rolina Naco e krahason mukozën e stomakut me muret e shtëpisë. Kur kemi gastrit, sipas saj, atëherë kemi një mur, në të cilin është gërryer suvaja e tij.

178

SHKAKTARËT

Akut dhe kronik janë dy format, me të cilat shfaqet gastriti. “Zakonisht mund të shkaktohet nga infeksioni i një bakteri që gjendet shpesh tek aparati ynë tretës dhe rreth nesh me emrin Helikobakter i pilorit, por edhe baktere apo viruse të tjerë. Po ashtu, mund të jetë si pasojë nga disa mjekime antiinflamatore josteroide, mjekime me përmbajtje kortizonike ose nga aspirina për një kohe të gjatë përdorimi. Peshë kanë edhe disa zakone të ndryshme të stilit të jetesës si konsumimi i alkoolit, kequshqyerja, stresi”, vë në dukje Naco.

SIMPTOMAT

Me rëndësi është edhe mosneglizhimi i simptomave. Diagnostikimi në kohë mund të sjellë rezultate pozitive sa i takon trajtimit të kësaj sëmundjeje. Shqetësimet në stomak janë një kambanë alarmi. Sipas dietologes, krahas dhimbjes, gastriti mund të shkaktojë fryrje, diarre, gazra, madje edhe nauze dhe vështirësi në të ngrënë. Këto simptoma bëhen me prezente pas ngrënies sepse ky përkeqësim, thekson Naco, është në varësi të ushqimeve që konsumojmë. “Nëse kemi shqetësime të kësaj natyre, duhet gjithmonë të bëjmë një konsultë me mjekun dhe nëse diagnostikohem (nëpërmjet endoskopisë/gastroskopisë të stomakut) me gastrit, atëherë duhet të përcaktohet edhe nëse është apo jo i pranishëm Hlikobakteri me anë të biopsisë. Me mjekimin përkatës duhet që të jemi shumë të kujdesshëm për ta çuar deri në fund dhe jo ta neglizhojmë atë sapo dhimbjet të largohen pasi në një kohë të shkurtër do të duhet t’i rikthehemi përsëri, madje për një kohë edhe më të gjatë”, këshillon dietologia. Sipas Nacos, gjatë terapisë, por dhe pas terapisë, ushqimi dhe kontrolli i stresit është tejet i rëndësishëm për kurimin dhe mosrishfaqjen e shqetësimeve.

1-196

DIETA DHE REKOMANDIME

– Mirë është të evitohet totalisht gjatë mjekimit të alkooli dhe post tij të reduktohet dhe asnjëherë me stomak bosh.

– Duhani përsëri është nxitës i aciditetit dhe ndalohet të konsumohet, sidomos me stomakun bosh. Kombinimi me fatal për mukozën e stomakut është kafe dhe duhan me stomak bosh në mëngjes!

– Ushqime të skuqura dhe pikante do të ishte mirë të evitoheshin totalisht! – Ushqime me shumë krip.

– Ushqime të përpunuara si patatina, kikirika të pjekura dhe të kripura etj. – Pije me gaz që kanë përmbajtje të acidit citrik, fosforik etj

– Ushqimet me përmbajtje kafeine duhet të reduktohen në maksimum si çokollate, kafe, çaj i zi, pije, kola etj.

– Ushqimet më poshtë irritojnë mukozën e stomakut

– turshi

– pastërma

– uthull aceto

– domate

– agrumet (qitro, limon, portokall, mandarinë)

Shkaktarët

– Mund të jetë si pasojë nga disa mjekimeve antiinflamatore josteroide, mjekime me përmbajtje kortizonike ose nga aspirina për një kohë të gjatë përdorimi

– Zakone të ndryshme të stilit të jetesës si konsumimi i alkoolit, kequshqyerja, stresi.

– Kthimi i lëngjeve biliare të tëmthit në stomak

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura