Flet dietologia: Regjimi ushqimor për të parandaluar kancerin e gjirit, si ndikojnë sheqernat, bulmeti dhe erëzat

Oct 11, 2017 | 15:07
SHPËRNDAJE

Në kushtet kur shifrat e grave të prekura nga kanceri i gjirit janë gati-gati të frikshme dhe kërcënimi për një rritje të incidencës vit pas viti është kambanë alarmi, depistimi në kohë mbetet thirrja e parë që u drejtohet grave dhe vajzave. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi janë rruga e duhur për të fituar ndaj kësaj beteje të vështirë, por jo të pamundur. Por kjo nuk është e vetmja masë. Modifikimi i stilit të jetës, po ashtu ka peshë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

“Ka fakte të besueshme që tregojnë se kanceri mund të parandalohet duke bërë ndryshime të përshtatshme të stilit jetesës, si p.sh: mbajtja e një regjimi ushqimor korrekt, optimizmi i niveleve të vitaminës D, aktiviteti fizik dhe shmangia e toksinave nga çdo burim i mundshëm”, pohon Albana Daka, mjeke laboratori dhe dietologe. Doktoresha na njeh me recetën e duhur, listën e ushqimeve, që duhen konsumuar dhe ato të cilat duhen shmangur.Dr-Albana-Daka-470x470

DR. ALBANA DAKA

Kanceri i gjirit është me gjasë një nga diagnozat më të frikshme, me të cilën një grua mund të përballet. Sipas “breastcancer.org”, 1 në 8 gra do të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës. A mund të parandalohet? Ka në të vërtetë disa masa që mund të marrim, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikshmërisë. Është e rëndësishme të kuptohet se më pak se 10% e rasteve të kancerit të gjirit është e lidhur me faktorët gjenetikë. Pjesa e mbetur, 90%, nxitet nga faktorët ambientalë. Ka fakte të besueshme, që tregojnë se kanceri mund të parandalohet duke bërë ndryshime të përshtatshme të stilit të jetesës, si p.sh: mbajtja e një regjimi ushqimor korrekt, optimizimi i niveleve të vitaminës D, aktiviteti fizik dhe shmangia e toksinave nga çdo burim i mundshëm.

Me shumë gjasa, 75-90% e rasteve të kancerit të gjirit mund të shmanget duke aplikuar në mënyrë strikte modifikimet në stilin e jetesës të listuara më poshtë:

EVITONI SHEQERIN, SIDOMOS FRUKTOZËN

Reduktoni ose eliminoni ushqimet e procesuara, ushqime me bazë gruri dhe ushqimet me sheqer/fruktozë nga regjimi ushqimor. Të gjitha llojet e sheqerit janë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi dhe nxisin kancerin. Fruktoza, gjithsesi, është forma më e dukshme e sheqerit. Si rregull i përgjithshëm, nuk duhet të merrni më shumë se 25 gr fruktozë në ditë. Limitoni proteinat dhe rrisni sasinë e yndyrave të shëndetshme. Konsideroni të reduktoni nivelin e proteinave në 1 gr për çdo kg të masës suaj trupore. Është e pazakontë që një adulti t’i nevojiten më shumë se 100 gr proteina në ditë, me gjasa, nevojiten më pak se gjysma e kësaj sasie. Zëvendësoni proteinat e eliminuara me yndyra të cilësisë së lartë si: vezë organike, mish cilësor, avokado dhe vaj kokosi. Ka të dhëna bindëse se një dietë ketogjenike ju ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë formave të kancerit.

Merrni plot vitaminë A natyrale. Ka evidencë se vitamina A luan një rol në parandalimin e kancerit të gjirit. Më e mira është ta siguroni këtë nga ushqimet e pasura me vitaminë A, se sa nga një suplement. Burimet më të mira janë: e verdha e vezës organike, qumështi dhe gjalpi i papërpunuar dhe mëlçitë e viçit e të pulës. Merrni sasi të mjaftueshme jodi. Jodi është një element esencial i nevojshëm për sintezën e hormoneve dhe mungesa e tij mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë kancerin e gjirit.

Kjo, sepse gjiri juaj përthith dhe përdor shumë jod, i cili i nevojitet për funksionimin normal qelizor. Mungesa e jodit në qelizat e gjirit do të çojë në disfunksion të asaj qelize dhe tumoret janë një pasojë e mundshme. Ushqeni stomakun tuaj. Optimizimi i florës bakteriale në stomak do të reduktojë inflamacionin dhe do të forcojë sistemin imunitar. Shtoni ushqime të fermentuara natyralisht në dietën tuaj, si një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar kancerin.

Ekziston gjithnjë mundësia për të marrë suplemente probiotike të cilësisë së lartë, por ushqimet natyralisht të fermentuara, janë burimi më i mirë i mundshëm. Shmangni ushqimet e modifikuara gjenetikisht, të cilat shpesh trajtohen me pesticide kancerogjene. Zgjidhni ushqime të freskëta, organike, mundësisht të rritura në zonën tuaj. Shmangni mishin e tymosur. Mishi i tymosur është i lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Pini një gotë lëng perimesh të gjelbra çdo ditë. Shtoni në dietën tuaj ushqime dhe erëza, të cilat luftojnë kancerin, si p.sh: brokoli. Kurkumin është ingredient aktiv te shafrani i Indisë dhe në përqendrime të larta mund të jetë shumë i vlefshëm në trajtimin e kancerit të gjirit. Shmangni përdorimin e alkoolit. Mbani një peshë të shëndetshme trupore. Kjo do të vijë natyrshëm kur të filloni të hani sipas profilit tuaj gjenetik nutricional dhe të kryeni aktivitet fizik. Është e rëndësishme të humbisni masën dhjamore të tepërt sepse dhjami prodhon estrogjen, i cili mund të nxisë kancerin në gji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura