Flet biznesmeni që tentuan t’i vidhnin shtëpinë: S’do gjenin asgjë aty!

May 2, 2016 | 8:17
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Sabah Rrashketa që tentuan t’i vidhnin shtëpinë 4 persona ende të paidentifikuar ka folur për gazetën “Panorama” rreth ngjarjes së ndodhur. Teksa ka falenderuar fqinjët, që njoftuan policinë e Shkodrës kur kanë parë personat me maska nuk mohon se biznesmenë si ai janë të pasigurtë në Shqipëri dhe shpesh herë jetojnë me frikë.

sabah rrashketa

“Fatmirësisht jemi shëndoshë e mirë e gjithë familja. Grabitësit edhe pse kanë tentuar nuk kanë arritur që të futen në shtëpi sepse mesa duket nuk kanë patur kohë sepse policia ka ardhur me shpejtësi…Në shtëpi të jenë të sigurtë se s’do kishin marrë asgjë sepse asnjë biznesmen nuk mban para kesh e as sende me vlerë të madhe”, ka theksuar biznesmeni, i cili mendon se kjo tentativë grabitjeje është e mirëorganizuar.

Policia rrethoi zonën dhe tha se grabitësit ishin të armatosur, mirëpo ata ishin larguar nga banesa pa marrë asgjë.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar, teksa po vijon punën për kapjen e grabitësve. /S.N/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura