Flet Baloteli: Shiriti i kapitenit? Një sinjal për emigrantët afrikanë

Jun 4, 2018 | 13:31
SHPËRNDAJE

Përkrah Mançinit, ishte pikërisht Mario Baloteli, i cili foli gjatë me kronistët: “Kurrë nuk është e lehtë që të flasësh për atë që nuk të do. Jo të gjithë të kuptojnë deri në fund, por unë jam përqendruar tek ajo që më ka ndihmuar. Në një moment të tillë unë i falënderoj. Diskutimi për atë banderolë raciste (kapiteni im ka gjak italian) është i komplikuar.

Belotti-Balotelli

E kam përjetuar vetë kur kam qenë i vogël, ndërsa sot nuk e di nëse është racizëm apo xhelozi. Megjithatë, dhemb! Është momenti që italianët të zgjohen.

i (1)

Shiriti i kapitenit nuk është barrë për mua: pak gjëra do të ndryshonin edhe pa të, ndodhem në kombëtare që të shënoj gola. Mund të jem një shembull edhe pa shiritin e kapitenit. Kurse për të tjerët dhe këtu e kam fjalën për emigrantët afrikanë, do të ishte një sinjal i fortë”, u shpreh “SuperMario”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura