Flet avokati i Habilajt: Çfarë ndodhi kur u mor në pyetje nga prokurorët shqiptarë

Jun 1, 2018 | 21:50
SHPËRNDAJE

Avokati i ri i Moisi Habilajt, Maria Caterina Caltabiana ka zbardhur disa nga detajet e seancës së parë gjyqësore të gjyqit të Habilajve zhvilluar një ditë më parë në Katania, ne nje interviste per “Ora News”.

asdg

Maria Caterina Caltabiano: Siç e dini, procesi për të cilin është arrestuar Habilaj Mosi ka nisur dje më datë 31 05.2018.

Në këtë seancë u trajtuan çështjet paraprake dhe u parapri zgjedhja e ritit të gjykimit.

Seanca gjyqësore u shty për në datën 26 shtator 2018 kur Prokurori Publik italian do të bëj kërkesat e tij të dënimit.

Në seancat e mëvonshme do të zhvillohen diskutimet e palës mbrojtëse të të gjithë të dënuarve.

Është e vërtetë që z. Habilaj është marrë në pyetje nga prokurorët shqiptarë më datë 30 maj për hetime që varen (kanë të bëjnë) në Shqipëri, por e vërtetë është që kjo marrje në pyetje për vullnetin tim si avokat u bë pjesë e procesit gjyqësor italian.

Nuk mund të zbuloj përmbajtjen e marrjes në pyetje pasi është një akt hetimor i mbuluar ende nga sekreti i hetimit.

Sa i takon linjës mbrojtëse ndaj klientit tim, nuk mund t’ju them asgjë paraprakisht pasi gjithçka do varet nga rindërtimi i fakteve nga Prokurori Publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura