Flet avokati i familjes pas këqyrjes së trupit të Kacifas: Kishte dy plumba, u qëllua nga afër

Oct 30, 2018 | 22:06
SHPËRNDAJE

Në një prononconim për mediat greke, avokati i familjes Kacifa në Bularat të Gjirokastrës e ka konsideruar si të pa paprecedent dhe në shkelje të ligjit urdhrin e prokurorisë së Krimeve të Rënda për marrjen e trupit të 35-vjecarit Kostandinos Kacifas me qëllim ekspertizën e plotë mjeko-ligjore në Tiranë.

Avokati i familjes pohoi se ka parë bashkë me mjekun ligjor për 5 minuta trupin e viktimës dhe ka konstatuar se 35-vjecari është vrarë nga një distancë e afërt prej 15 metrash. Avokati ka treguar se Kacifa ka dy plumba, një në kraharor dhe një në zemër dhe se trupi ishte qepur.Konstanidinis Kacifas

Ndërkohë edhe Kunati i Kacifas e ka cilësuar si vrasje qitjen nga një distancë e afërt sipas tij të RENEA-s.

“Ndërsa ne po bëheshim gati të merrnim trupin në shtëpi, prokuroria me një urdhër nuk na lejon dhe e largon në Tiranë. Kemi kërkuar të jemi të pranishëm gjatë ekspertizës, por jo vetëm kjo nuk na u pranua, por as nuk kemi një procesverbal të kësaj ekspertize. Ne jemi për dashurinë, paqen dhe harmoni mes dy popujve, por me ngjarjet e fundit kjo duket e pamundur“- ka thënë kunati i viktimës në një prononcim për mediat greke.

BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura