Flet Artan Gjermeni: E vërteta e 20 mijë eurove në automjetin tim

Jan 20, 2016 | 17:13
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni ka folur sot për herë të parë për plagosjen e tij. Në një prononcim për “ABC News”, gjyqtari Gjermeni i ka qëndruar versionit të tij se plagosja ishte aksidentale dhe se ka ndodhur në garazhin e pallatit.

Artan-Gjermeni1Plagët e shkaktuara, gjyqtari Gjermeni tha se janë nga llamarinat e garazhit duke përjashtuar mundësin e ndonjë konflikti fizik.

Nga ana tjetër, i pyetur për paratë e sekuestruara që kapin shumën e rreth 20 mijë eurove, gjyqtari tha se janë të ardhura të familjes.

Ai tha se të ardhurat vjetore të familjes, të deklaruara në shtet janë 80 mln lekë në vit, kështu që shuma e sekuestruar në makinë është pjesë e këtyre të ardhurave.

Për këtë fakt, gjyqtari tha se parat do më kthehen pasi janë të justifikuara dhe nuk arsye të nis ndonjë hetim pasi nuk ka vepër penale.

Pavarësisht këtyre pretendimeve të gjyqtarit, policia ka referuar materialet për vazhdim hetimesh pranë Prokurorisë së Tiranës për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas policisë, ka qenë ora 18:30 minuta të datës 18 janar kur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është paraqitur me disa plagë shtetasi Artan Gjermeni.

Policia thotë se mjekët kanë konstatuar dëmtime të gishtit të mesit të dorës së djathtë dhe pjesën e brinjëve në anën e majtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura