Flet Ambra, e dashura e vrasësit të shqiptarit: Igli vrau për mua. Do ta pres gjithë jetën

Jul 24, 2015 | 8:52
SHPËRNDAJE

“U lodha së fshehuri. Nëse mundesh, thuaji Iglit tim që do ta pres gjithë jetën dhe që do ta dua gjithnjë”.

Kështu thërret me zë të lartë nga ballkoni i një pallati 3-katësh Ambra Saliji. Ajo ishte vajza që shkaktoi xhelozinë tek 20-vjeçari Igli Meta që në bashkëpunim me shokun e tij, Mario Memën, vranë shokun e tyre.

Ambra, teksa bërtet nga ballkoni ka në krah të motrën dhe mamanë. I ishte lutur Iglit që të mos hakmerrej. Sipas saj, i kishte thene te dashurit te saj se Ismaili ishte thjesht nje shok, por ai nuk e kishte besuar.

ambraparla
Sipas saj, Igli e ka kryer krimin vetem nga xhelozia dhe asgje tjeter.

“Ai e bëri atë nga xhelozia. Doni të kuptoni ose jo, nuk ka asgjë tjetër prapa kesaj. Vetëm xhelozi. Kam lexuar çdo version, që Igli i kishte një borxh parash Ismaelit, që kishte lidhje me çështje droge … keto janë të gjitha gënjeshtra. Igli nuk drogohej, ndërkohë që të gjithë e dinë se Ismaeli pimte bar. Nuk kam asgjë të bëjë me atë që ka ndodhur, por jam e frikësuar të dal nga shtëpia. Jam mbyllur këtu qe prej te dieles, duke pare televizor. Nuk kam as telefonin e kane marrë karabinieret. Nuk flas me askënd. A mund të jetohet keshtu?”,- tha Ambra, sipas “Repubblica.it”.

Ajo duket e irrituar nga ngjarja dhe komentet që po behen. Sipas vajzes maqedonase, faktet po përshkruhen në menyre te njëanshme dhe imagjinare.

ambra

“Unë nuk jam kafshë, nuk kam bërë asgjë të gabuar. Unë qenkam ajo që kam shkaktuar xhelozinë?Ajo që ndjej për viktimën dhe për familjen e tij? Çfarë mund të them: Ngushëllime. Stop, nuk kam më shumë për të thënë, pas të gjitha gjërave që kam dëgjuar këto ditë. Igli ka kryer një krim që menjëherë me telefonoi për të me informuar. Nuk mund ta besoja. Kjo nuk është një gjë për të. Kjo është ajo që kam menduar”.

Igli është i riu shqiptar që të dielën pasdite i preu fytin me thikë Ismailit, një gjimnazisti 17-vjeçar edhe ai nga Shqipëria, që jetonte në Sant’Angelo in Vado, në Pesaro. Ai ishte fajtor se kishte patur një lidhje dashurie me Amberan, vajzën 19 –vjeçare, shqiptare nga Maqedonia. Igli dhe Mario rrëfyen në polici të gjithë ngjarjen, duke e pranuar vrasjen për xhelozi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura