“Flemë në makinë me fëmijën 8 muajsh”- Denoncimi: Më është shkatërruar shtëpia, nuk kemi marrë asnjë ndihmë

Dec 2, 2019 | 18:35
SHPËRNDAJE

Ish0kryeministri Sali Barisha, ka postuar denoncimin e një qytetari nga Sanxhaku i Laçit, i cili thotë se i është shkatërruar shtëpi dhe se asnjë institucion nuk i ka shkuar për ta ndihmuar.

Në mesazhin e  publikuar nga ish-kryeministri, qyterari thotë se prej ditësh po fle jashtë në makinë, së bashku me fëmijën e vogël, vetëm 8 muajsh. Ai kërkon ndihmë, që shteti t’u ofrojë një çadër.

Capture

Postimi i plotë:

I është prishur shtëpia nga tërmeti ne Sanxhak kërkon ndihme një çadër, ka katër nete qe fle ne makine.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshëndetje Z.Sali Berisha ..kërkoj ndjesh për shqetësimin ..Ju uroj te jeni mirë me Shëndet. Jam një Banor Lagja nr 5 Sanxhak (Laç) ..Mu ka shkatërruar shtëpia komplet edhe s’na ka ardhur kush me na pyet fare, jemi përjashta flemë ne makinë me gjithë një fëmijë të vogel 8 muajshe. Ju lutemi paktën nje ndihmë të vogël na bëni. Nje Çadër sa fusim Kokën me ketë ftohtë natën se s’na ka pyet kush deri sot. As ndihma asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura