Flamurtari “peshkon” te skuadra e Kategorisë së Parë, Memushi piketon dy brazilianë

Oct 14, 2019 | 9:20
SHPËRNDAJE

Eqerem Memushi nis të mendojë për mer katon e janarit. Edhe pse nuk ka ende një zyrtarizim të vlonjatit në krye të pankinës së Flamurtarit, Memushi nuk ngurron të japë mendimet e tij për t’i ardhur në ndihmë skuadrës dhe ditët e fundit po shfaqet mjaft aktiv përkrah drejtorit Edmond Liçaj, në mbështetje të Flamurtarit.

eqerem memushi

Ka mjaftuar ndeshja miqësore me Egnatian për të zbuluar edhe dy talente, e për të nisur ndoshta negociatat e ‘peshkimit’ për në merkaton e janarit.

reinert

Eqerem Memushit, por edhe drejtorit Edmond Liçaj u kanë tërhequr vëmendjen dy brazilianët e Egnatias, Luan Henrique da Costa Bahiano dhe Gustavo Reinert. “Panorama Sport” ka arritur që të zbulojë bisedën që Memushi dhe Liçaj kanë bërë pas ndeshjes miqësore me ekipin e ardhur nga Rrogozhina.

bahiano

Ka qenë ish-trajneri i njohur vlonjat që fillimisht ka ‘ngacmuar’ drejtorin e klubit për dy lojtarët. “Profesor, më ranë shumë në sy dy brazilianët e Egnatias, Da Kosta dhe Gustavo. Ishin goxha të mirë. Sikur të bëhet ndonjë gjë me ta, mirë do të ishte për në janar”, është shprehur Memushi. Nuk ka ngurruar që drejtori Liçaj të japë mendimin e tij për dy lojtarët. “Po, po. Ishin të mirë”, është shprehur ai.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, por të gjitha gjasat janë që dy brazilianët të jenë në listën e Flamurtarit për merkaton e janarit, pasi në fund të këtij viti kalendarik ata dalin lojtarë të lirë për shkak se kanë firmosur me Egnatian vetëm për sezonin 2018-2019.

ERMAL SIKA

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura