Flamurtari pa frena, gati 4 goditje të bujshme në merkato

Jul 27, 2018 | 22:10
SHPËRNDAJE

Flamurtari projekton 4 afrime. Klubi po nxiton për të afruar lojtarët e duhur në merkato. Të kushtëzuar prej mungesave të alternativave në Shqipëri, tashmë vështrimin e kanë hedhur në tregun e huaj. Maqedonia mbetet prioritet, megjithatë “grepat” janë hedhur edhe në Brazil e Argjentinë.

ilir daja flamurtari

Negociatat tashmë kanë nisur, megjithatë zyrtarizimet priten në ditët e ardhshme.

GLISHIÇ – “Panorama Sport” mëson se Flamurtari interesohet për dy lojtarë të Vardarit në Maqedoni. Bëhet fjalë për një mbrojtës dhe një sulmues. Gazeta zbulon vetëm emrin e mbrojtësit, me të cilin kanë nisur bisedimet. Bëhet fjalë për Darko Glishiç, që një muaj më parë lakohej edhe te Kukësi.

1200px-20170621_Admira_Wacker_vs_Vardar_Skopje_Darko_Glisic_DSC_6094

26-vjeçari e ka nisur karrierën te Vardari në sezonin 2009-2010. Më tej ka kaluar tek ekipe si Olimpik Sarajevo, Shkupi, Napredok, Dinamo Tbilisi dhe për t’u rikthyer në vitin 2014 sërish në Vardar, ku luajti deri vjet. Negociatat vijojnë, megjithatë në vazhdim priten zhvillime. Sakaq, në lojë për të është edhe Partizani.

CUCULI – Në Vlorë rikthehet pista e “Cuculit”. Vlonjatët e donin mbrojtësin që sezonin e shkuar, kur në krye të pankinës ishte Shpëtim Duro. Ky i fundit këmbënguli për këtë lojtar, por në atë kohë nuk u la i lirë nga Shkëndija e Tetovës. Por, shpresat janë shtuar këtë vit, duke qenë se tetovarët nuk ia kanë rinovuar kontratën.

cuculi ardian

Ilir Daja mirëpret Ardian Cuculin, megjithatë ende nuk mund të thuhet se gjërat janë në rrugën e duhur për këtë “operacion”. Lojtari nga Kërçova e njeh kampionatin shqiptar për shkak se në 2014- 2015 ishte pjesë e Partizanit. Mbetet për t’u parë tani se çfarë do të ndodhë dhe nëse do të bëhet realitet këtë vit ardhja në Vlorë e Cuculit.

KALE – Nga ana tjetër, Flamurtari vijon të këmbëngulë për Elton Kale. Braziliani, i cili prej 2017-ës ishte pjesë e Kukësit, është vënë në kërkim të një ekipi të ri. Ai ka kontakte edhe me Partizanin, ndërsa pritet se cili nga këto klube do ta fitojë garën për të marrë shërbimet e brazilianit.

kale

TORASA – I fundit është Agustin Torasa. Argjentinasi është në listën e dëshirave të Flamurtarit. Palët jo vetëm që kanë biseduar, por thuhet që parimisht kanë gjetur edhe akordin.

Torasa 2

Nëse kjo tratativë shkon deri te firma, atëherë mund të thuhet që vlonjatët kanë bërë një afrim “big” për mesfushën.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura