Flamurtari i kundërpërgjigjet FSHF-së: Vendosni rregulloren e ndjeshmërisë dhe konsensusit!

Nov 14, 2017 | 20:04
SHPËRNDAJE

Klubi i Flamurtarit nëpërmjet një postimi në “Facebook” i është përgjigjur deklaratës për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me vendimin për shtyrjen e ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu.

Flamurtari

Ja çfarë shkruan zyra për shtyp e klubit vlonjat.

Në përgjigje të deklaratës për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit, mbi paranojat periferike konstante, ndjeshmërinë ndaj garës, prioritetin mbi konsensusin e klubeve dhe infrastrukturës;

1. Flamurtari Football Club deklaron me përgjegjësi të plotë se ndeshja Flamurtari F.C – KF Skënderbeu, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 16.11.2017, ora 17.00, ishte planifikuar prej FSHF-së të luhej ditën e mërkurë, datë 15.11.2017, ora 17.00. Pa asnjë kërkesë, apo BISEDE KONSENSUALE, qoftë nga FSHF apo KF Skënderbeu, jemi lajmëruar për spostimin e ndeshjes një ditë më vonë.

2. KF Lushnja ka përgënjeshtruar pikën e parë të renditur në deklaratën e FSHF, asnjë kontakt apo konsensus me Klubin. Vlen për t’u përmendur se nga KF Lushnja ka patur disa reagime lidhur me të ashtëquajturin “konsensus” të artikuluar nga FSHF.

3. Përsa i përket “ndjeshmërisë” së Federatës ndaj garës, Flamurtari F.C kërkon nga FSHF të vendosi në dispozicion “Kodin apo Rregulloren e ndjeshmërisë dhe konsensusit”, mbi të cilat bazohet veprimtaria jonë e përbashkët futbollistike, ku ndoshta gjen vend plotësimi i vullnetit të skuadrave pjesëmarrëse në garë.

Ia besojmë opinionit sportdashës vlerësimin për ata që gënjejnë, për ata që janë të ndjeshëm dhe paranojak konstant.

Flamurtari2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura