“Flamuri i Kacifas që solli reagimin shqiptar”, media greke: Viktima ishte …

Oct 29, 2018 | 8:37
SHPËRNDAJE

Mediat greke i kushtojne shkrime te shumta ngjarjes se djeshme ne Gjirokaster, ku ne perleshje me policine u vra nga Renea 35 vjecari Kostandinos Kacifas.

Protothema shkruan sot se flamuri grek në Bularat, i ngritur nga Kostandinos Kacifas ishte shkaku i reagimit shqiptar, që çoi në vrasjen e 35-vjeçarit.

simaia1

Gazeta greke shkruan sot se “videoja e postuar në llogarinë e tij në facebook para tre javësh nga Konstantinos Katsifas tregon flamurin grek të vendosur në një kryq në shpatet e malit mbi fshatin Bularat, atdheun e viktimës”.  Sipas saj, poshtë videos 35-vjeçari kishte shkruar: “Epiri i Veriut, tokë helenike”.

Sipas medias greke, ishte prania e flamurit grek, të cilin Katsifas kishte ngritur, ajo qe provokoi reagime nga nacionalistët shqiptarë në zonë. Me tej thuhet se ai ishte ne presion per ta hequr flamurin edhe nga faqja ne internet.

Sipas Protothema, Kacifas ishte me ndjeshmëri të madhe patriotike, por nuk ka pasur lidhje me Agimin e Artë.

Ne fund Protothema shkruan: “Ai ishte udhëheqësi i një grupi të madh të Epirit të Veriut në mitingjet e fundit madhështore për Maqedoninë në Selanik dhe Athinë, duke mbajtur flamurin e madh grek që ishte bërë viral në mediat sociale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura