Flamur Noka laget i vetmuar në shi

Dec 7, 2017 | 19:43
SHPËRNDAJE

Deputetët e Partisë Demokratike zakonisht vijnë në këmbë në Parlament, pasi selia e tyre është shumë afër dhe ata preferojnë që të parkojnë atje. Të enjten e kaluar, paparaci ynë ka fotografuar ish-ministrin e Brendshëm Flamur Noka, i cili ishte jo vetëm pa një shoqërues, por edhe pa çadër.

Tërësisht i lagur nën shi, ai është parë me indiferencë nga njëri prej gardistëve të Parlamentit, i cili edhe pse kishte çadër, nuk shkoi që ta shoqërojë për disa metra Nokën.

Panorama plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura