Flakët “pushtojnë” Karaburunin, mbi 200 hektarë pyje të djegura! Zjarrëfikëset ndërpresin punën, ja kur do rinisin sërish

Jul 29, 2021 | 16:10
SHPËRNDAJE

Situata e zjarreve në kodrat e gadishullit të Karaburunit në Vlorë, vijon në ditën e tretë.

Era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke rindezur dhe vatra të cilat ishin shuar gjatë mëngjesit.

Korrespondenti i Panorama.al Elton Nika bën me dije se forcat zjarrëfikëse kanë ndërprerë punën për momentin pasi është e vështirë për të ndërhyrë në këto kushte.

Problematike paraqitet dhe situata në Tragjas ku po punohet aktualisht, harta e hapësirës së përfshirë nga flakët është zgjeruar.

Tre vatra aktive masive raportohen edhe në Selenicë, në terrene të thella dhe të vështira. Në një bilanc paraprak ka mbi 200 ha tokë kullota dhe pyje të djegur.

Aktualisht është e pamundur ndërhyrja nga ajri, pasi helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes janë në remont.

Do të rinisë aksion i zjarrëfikseve në mbrëmje dhe gjatë natës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura