Flaka Krelani ‘sulmon’ Alban Skënderaj “Është turp të paguash mijëra euro për koncertin e tij”

Mar 6, 2015 | 10:37
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Ajo prej disa kohësh është bërë pjesë në një fushatë donacioni për të ndihmuar skuadrën e futbollit të Gjakovës në Kosovë.

Këngëtarja Flaka Krelani ka treguar fanatizmin e saj për t’u bërë thirrje të gjithëve që të bëjnë një koncert të madh humanitar që të sponsorizojnë këtë klub futbolli.

Por thirrja e saj i ka “kaluar kufijtë” teksa ka bërë një status në rrjetet sociale duke sulmuar padrejtësinë që i bëhet këtij klubi, dhe këtë e ka lidhur me shpenzimet e kota që i bëhen koncertit të Alban Skënderaj duke e quajtur turp.

“Alban Skënderaj paguhet mijëra € per koncertin e tij në Gjakovë, ndërsa për sportistët tanë që e përfaqesojnë fanellën Kuq e Zi me djersë, dinjitet dhe krenari duhet të organizohet koncert HUMANITAR sepse nuk ka mjete te mjaftueshme për egzistence. Turp!”- ka shkruar ajo në postimin e saj.

Reagimet dhe komentet kanë qënë të shumta, ku shumë prej komentuesve e kanë përkrahur por disa prej tyre e kanë quajtur këtë status “mllef i Flakës për Albanin pasi ai nuk e votoi atë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar që të prezantonte Shqipërinë në Eurovizion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura