Fjorentina e “Big Brother” nis punë në televizion, por fsheh diçka në lidhje me Olsin

Oct 8, 2017 | 23:00
SHPËRNDAJE

“Na paskan gënjyer të gjithëve, pasi nuk janë ndarë” ishte konkluzioni i mediave rozë, pasi Olsi Klosi surprizoi për ditëlindje Fjorentina Halilin. Vetëm një muaj pasi deklaruan ndarjen, çifti më i komentuar i “Big Brother 9” u shfaqën sërish në krahët e njëri-tjetrit në prani të Anna Likës dhe menaxherit, Xhani Demnika. Foton nga nata e ditëlindjes me tortën surprizë nga Olsi e postoi vetë Fjorentina në Instagram, duke shoqëruar me dedikimin “Faleminderit zemra ime, që ma bëre këtë ditë kaq të bukur me surprizën tënde Olsi Klosi!”.

Kjo foto dhe fjalët dedikuar ish-të dashurit vetëm një muaj pas ndarjes ngjallën dyshimet se Fjorentina diçka po fsheh në këtë histori. Grimierja nga Tirana, që u njoh me Olsin në audicionet e “Big Brother”, ka njoftuar ndjekësit se sapo ka nisur punë në televizionin “Top Channel” si grimierja e re e imazheve të këtij televizioni.ols

Ajo ka postuar disa foto nga dhoma e grimit me diçiturën: Kush na ka inat dhe xhelozi, plaçin në vend!”. Nuk munguan komentet e ndjekësve rreth nëntekstit të këtij statusi, ndërkohë që njërit prej tyre, Fjorentina iu përgjigj: “Unë i shtrydh njerëzit deri në pikën e fundit”. Nuk dihet nëse kjo metodë e saj vlen edhe për Olsin, duke u nisur nga fakti se edhe pas ndarjes ata sërish takohen bashkë, apo nëse lidhja e tyre po vazhdon jashtë syrit të publikut.

Këtë të vërtetë e përforcoi fakti se në festën e ditëlindjes, në prani të miqve e saj më të ngushtë në një nga club-et e Tiranës, ajo dhe Olsi u rikthyen si dikur. Kështu, lidhja mes tyre mori një tjetër rrjedhë pasi në mesnatë, ndërkohë që Fjorentina po festonte me miqtë e afërm, kur akrepat e orës shënuan 00:00, u shfaq Olsi me tortën e ditëlindjes në duar. Në fytyrat e dy ishbanorëve kishte shumë gë- zim, e pasi Olsi i uroi ditëlindjen dhe Fjorentina fryu qirinjtë, ata shkëmbyen një puthje në buzë.

Nuk dihet nëse ky rikthim ishte vetëm për një natë, apo ata po vazhdojnë të lumtur si më parë. Pak javë nga ndarja, Fjorentina tregoi në intervistën e saj për gazetën “Panorama” se “Olsi ishte një person shumë i rëndë- sishëm, si brenda, edhe jashtë shtëpisë për të”. Sa i takon arsyes së ndarjes, Fjori pat thënë ndër të tjera se: “Të them të drejtën, ndarja erdhi për arsye të kota. Ndoshta pak xhelozi e imja dhe impulsivitet i Olsit.

Por dua të sqaroj se brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe marrëdhënia jonë. Ndoshta e qëndruara 24 orë bashkë e bën të fortë lidhjen, dhe të duket sikur ke një jetë me të. Jashtë është ndryshe shumë. Është më mirë kështu, secili në punën e tij. Pas ndarjes kemi pirë kafe, jemi zënë pak se jemi të dy kokëfortë. Por që në një marrëdhënie miqësore me të sigurisht që do i tregoja një sekret, dhe do i mirëprisja nga Olsi gjithashtu. Për momentin nuk jemi në fazën e të treguarit të sekreteve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura