Fjolla Morina suprizohet në orët e vona të natës nga i dashuri misterioz, merr dhuratën luksoze

Sep 15, 2020 | 13:29
SHPËRNDAJE

Fjolla Morina është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale, duke e mbajtur larg vëmendjes së mediave.

 

Por këngëtarja njihet për jetën e saj luksoze që e promovon në rrjetet sociale.

Së fundmi, Fjolla Morina publikoi një video të momentit kur suprizohet nga një mashkull, i cili i bën dhuratë një makinë “Audi Q7”.

“Hajt për hajër, ta gëzosh”- dëgjohet ai duke thënë.

Ndërsa i kërkon të ndezë makinën: “Pse nuk i provove çelsat?”

“Nuk jam gati,”- i kthehet ajo e emocionuar.

Ajo nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket është partneri i saj.

/Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura