Fjolla Morina : Ja pse e quajta vajzën Alayah dhe pse vendosa ta lindja në Amerikë

Aug 26, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Fjolla Morina ka treguar për gazetën tonë se pse e pagëzoi vajzën me emrin Alayah. Fjolla ka thënë se këtë emër ia ka sugjeruar vëllai i saj, emër arab, që shqip thuhet “Allaja” dhe ka kuptimin “Dhuratë e Zotit”.

fjolla me beben
Këngëtarja është shumë e lumtur për këtë dhuratë të Zotit dhe do të qëndrojë në Amerikë deri në fillim të shtatorit. Gjithashtu, mësojmë se Fjolla është treguar mjaft e fortë dhe me guxim pasi është detyruar të gënjejë kur ka udhëtuar në muajin e fundit me avion drejt Amerikës, pasi sipas rregullave një nënë në muajt e fundit nuk mund të flutorojë aq gjatë në avion.

Ndërsa ajo duket të jetë një mama e lumtur, dhe ka bërë këtë zgjedhje pasi fëmija tashmë do të jetë shtetas amerikan, dhe nuk do të mundet sipas rregullave të forta të takohet me babain e saj, pasi ai e braktisi në momentet më të vështira.

Pranë Fjollës në momentet e saj të vështira ka qëndruar familja e saj, e në Amerikë e ka pritur mikesha e saj më e mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura