Fjetja me njeriun që doni, ka një efekt të jashtëzakonshëm për trupin dhe shëndetin tuaj

Jul 26, 2017 | 13:07
SHPËRNDAJE

Një grup studiuesisht të Universitetit të Pittrsburghit kanë dalë në përfundimin se fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni, ul stresin.

Kjo ndodh pasi fjetja krah personit që doni, ul nivelet e kortizolit si dhe zvogëlon hormonin e stresit në gjak. Kjo me shumë gjasë ndodh pasi njerëzit ndjejnë siguri ndërsa flenë në këtë mënyrë. Në të njejtën kohë, ngritja e nivelit të kortizolit në gjak mund të sjellë depresion, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar.couple-in-bed-529153_w650

Shkencëtarët pohuan gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oxytocin, i quajtur ndryshe si hormoni i dashurisë i cili shtë përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura