Fjetja me dritë ndezur ju dëmton seriozisht, ja çfarë shkakton

Mar 14, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Një numër i madh njerëzish anembanë globit po luftojnë kundër depresionit, kështu që ka disa kohë që po përpiqen të gjenden mënyra të ndryshme për ta parandaluar atë.

sleepAjo çka vihet re është se zakonisht kur një person përballet me depresion vuan nga cilësia e gjumit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se një mënyrë e mirë për të bërë një gjumë cilësor e për të penguar shanset e depresionit është fjetja në një dhomë të errët pa asnjë dritë.

Ndërsa studimet e kryera më parë treguan se si drita e natës pengon ciklin e gjumit, ata nuk shpjeguan në mënyrë të mjaftueshme se si është e lidhur me depresionin.

Studimi i ri zbuloi se njerëzit të cilët ishin të ekspozuar ndaj 5 dritave të lehta gjatë kohës së gjumit ishin në një rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit krahasuar me ata që flinin në errësirë.

Një studim tjetër, i vitit 2009 ka treguar se njerëzit që mbahen në një dhomë të ndriçuar 24 orë në ditë, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni./Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura