Çavi Hernadez nuk e ka kapërdirë eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampioneve. Humbja 3-0 përballë Bajernit linte pak vende për diskutim, pasi bavarezët ishin dukshëm superiore dhe këtë Çavi e pranoi publikisht me një deklartë për mediat ku tregoi gjithçka që ndjente si nja nga ish-lojtarët që kishte përjetuar periudhën më të suksesshme të klubit.
Por trajneri i katalanasve kujtoi se ky emër i madh nuk e meritonte që të ishte në Ligën e Europës ndaj duhej që të shërbente humbja e sotme si kthesë për të ardhmen.
Kam parë një realitet të vështirë, që e kam përjetuar edhe si futbollist. Nuk duhet të pajtohemi me të, duhet të rebelohemi. Ky është realiteti. Duhet të fillojë puna që të vendosim Barcelonën ku e meriton dhe nuk është Liga e Europës. Bajerni është më i mirë, ky është realiteti. Por do të kthehemi të punojmë që kjo të mos ndodhë më dhe do të japim shpirtin për këtë. Kam një ndjesi pafuqie në këto momente, duhet të punojmë që të rikuperojmë Barcelonën.
Tani realiteti ynë është Liga e Europës dhe duhet ta fitojmë. Por objektivi i Barcelonës është të fitojmë çdo ndeshje. Nuk është skenari më i mirë, por është ai që kemi për momentin. Duam të konkurrojmë në Ligën e Kampioneve dhe të provojmë ta fitojmë. Por nuk kemi qenë në nivelin e Bajernit, duhet të rikuperojë skuadrën pasi na mbeten turne të tjerë”, ishin fjalët e Çavit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al