Basha replikon me Ramën: Censurues, shtrembëron qëndrimet e mia për mediat

Nov 10, 2017 | 14:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Lideri i opozites Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Rama sot ne lidhje me debatin per kritikat mbi gazetaret.

Reagimi i plotë:

Edi Rama si nje censurues i dobët shtrembëron qëndrimet e mija për mediat. Nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë sulm timin kundër gazetarëve. Ka patur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë te vërtetën.

basha

Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë. Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët. Vreri dhe urrejtja që ai nxjerr përditë kundër gazetarëve, bën kontrast jo vetëm me pazaret dhe favoret për disa nga pronarët e medias, por në vecanti me mbrojtjen dhe kujdesin që shpreh me fjalë e me vepra për Roshët dhe Tahirët me shokë.

Krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë problemet që po e shkatërrojnë Shqipërinë. Gazetarët që ngrenë zërin kundër tyre dhe i kërkojnë llogari kryeministrit, i shërbejnë njerëzve dhe të ardhmes së vendit. Zëri i tyre duhet mbrojtur, zërit të tyre duhet t’i bashkojmë zërat tanë për të denoncuar dhe ndalur të keqen.

Fjalimet e Ramës për gazetarët, Basha kujton reporteren e vrarë dhe bën një thirrje

Per liderin e opozites Lulzim Basha, fjalimet e kryeministrit Edi Rama per gazetaret jane fjalime kriminale. Ne nje reagim ne rrjetet sociale ai ka sjelle ne vemendje edhe rastin e nje gazetareje qe u vra disa dite me pare ne Malte, teksa ajo po hetonte kryeministrin e vendit te saj. Basha i ka bere thirrje “të gjithë qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjellje kriminale të kryeministrit”.

Deklarata e plotë:

Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur për ditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë në Maltë u vra në mënyrë barbare një gazetare që hetonte kryeministrin.

Klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin. Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë më të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjellje kriminale të kryeministrit.

U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj që të dënojnë këtë gjuhë urrejtje dhe të dhunshme të kryeministrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura