“Fjalimet e Ramës për diplomaci ekonomike janë humor që qeshin trafikantët”

Nov 19, 2017 | 14:28
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklarates se kryeministrit Edi Rama i cili i kerkoi ambasadoreve te Shqiperise te sjellin investitore te huaj ne vend. Sipas Vasilit, “largohen investimet e huaja, sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndersa krimi i mbeshtetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton”.

1505740948vasili

REAGIMI:

Krimi ne krye te qeverise largon dhe përze investimet e huaja.

Qe droga dhe krimi i organizuar jane ulur kembekryq ne Shqiperi e thote BE,SHBA,OSBE dhe gjithe media boterore.
Kur e thote opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca te tjereve, qe i rrijne nga pas eshte faj,gabim,herezi.
Po po, droga dhe krimi i bere njesh me pushtetin po e shkaterrojne vendin.
Pergjegjesia ka vetem nje emer qe eshte kryetrafikanti, qe urdheroi te pengohej drejtesia per ish ministrin e akuzuar nga Europa.Edhe per kete e gjithe Europa po flet.
Ndaj largohen investimet e huaja,sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndersa krimi i mbeshtetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton.
Fjalimet e kryeministrit per diplomaci ekonomike jane humor ku qeshin e gezojne trafikantet dhe qajne e hidherohen shqiptaret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura