Fjalët që çdo grua do dëshironte të dëgjonte, Granit Xhaka emocionon me dedikimin kushtuar bashkëshortes: 5 vite me ty …

Apr 1, 2020 | 16:47
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita festoi dje ditëlindjen dhe futbollisti i ka emocionuar të gjithë me dedikmin ndaj bashkëshortes.

Në një postim në Instaram, ai e uroi me fjalët më të bukura që çdo grua do dëshironte të dëgjonte.

Ai u shpreh se 5 vitet që kanë kaluar së bashku ishin të mbushura me lumturi dhe se Leonita i solli akoma më shumë gëzim familjes së tyre me lindjen e vajzës.

Xhaka i uroi bashkëshortes një ditëlindje të bukur, pavarësisht periudhës që po kalojnë për shkak të koronavirusit.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Kemi qenë bashkë për 5 vite, që do të thotë 5 vite lumturi për mua. Vitin e kaluar ti solle në jetë vajzën tonë të mrekullueshme dhe solle më shumë gëzim në jetën tonë. Të uroj një ditë të bukur pavarësisht se po kalojmë ditë të vështira. Mezi po pres shumë shumë vite të lumtura pranë teje,”- shkroi ai.

Ndërsa postimin e shoqëroi me dy foto ku janë së bashku në makinë, ku duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura