Fjalët e fundit të Ndue Palit para pushkatimit: Jam i lumtun që unë po vdes në…

Oct 24, 2018 | 14:40
SHPËRNDAJE

Kujto.al Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

“V.F.L.P.

Proçes-verbal

I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,

Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.

Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkurë, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:

Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipendente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!

Të fala familjes.

Prokuror  (Aranit Çela) d.v.

Marrë nga Kujto.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura