“Fituesi për drejtor në TOB është paracaktuar”

Aug 23, 2016 | 12:17
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga shkruan sot në një status në profilin e tij në rrjetet sociale në lidhje me kandidimin për postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Sipas tij emri i fituesit është i paracaktuar.

artan-fuga-INFOCIP1-1

Statusi i plotë i Artan Fugës:

Kandidati
————-
Një televizion serioz nxjerr këto ditë në mëngjes në intervista me bukë, kandidatë për postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Mirë bën. Edhe kandidatë mirë bëjnë që dalin.
Por, këtu problem nuk janë kandidatët që paraqiten, por antarët e jurisë që dëgjojnë dhe përzgjedhin kandidatët.
Nuk janë problem kandidatët,
problem është juria, që zgjedh.
Nëse ka juri, kuptohet. Se edhe juria kot ka qene e do te jete.
Kandidatët duhet t’i propozoje direkt kolektivi dhe keshilli i spektatoreve
Problem është se kush zgjedh jurinë o kandidatë, pra ata që do ju dëgjojë ju o te gjore, dhe jo sesi paraqiteni ju per t’u zgjedhur.
Por, kandidoni ju,
kandidoni,
dhe bashke me plateformen per t’u zgjedhur, dorezoni edhe nje variant doreheqje ne rast zgjedhjeje.
Vleresohet edhe teksti i doreheqjes…
Po emri dihet kush do behet o te uruar, vetem ju nuk e dini!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura