Fituesi i Turit të Francës kthehet në kultivues marijuane

Jul 24, 2016 | 12:53
SHPËRNDAJE

Ju kujtohet Flloid Lendis, krahu i djathtë i Lens Armstrong? Ish-çiklisti amerikan ishte edhe fitues i Turit të Francës në vitin 2006, një titull që iu hoq ashtu si “shefit” të tij, për përdorim dopingu. Me sa duket ai tani ka gjetur një pasion të ri, atë të kultivimit dhe tregtimit të marijuanës.

OB-IO190_02land_G_20100520005635

40-vjeçari ka hapur në Denver, kryeqendrën e përdorimit të marijuanës në SHBA, dyqanin e tij që quhet “Floyd’s of Leadville” ku tregtohen të gjitha nënproduktet e kanabisit. Sigurisht, këtë radhë është në rregull me ligjin, pasi në shtetin e Kolorados, marijuana është e ligjshme që nga viti 2014.

2,w=650,c=0.bild

Lendis ishte ndihmësi kryesor i Armstrong në skuadrën e famshme US Postal, nga e cila u largua për t’u bërë lideri i Phonak, me të cilën fitoi Turin e Francës në vitin 2006. Si të gjithë miqtë e Armstrong, ai rezultoi pozitiv ndaj dopingut dhe në vitin 2007, ky titull iu hoq, ndërsa e gjithë skuadra e shkri.

2,w=559,c=0.bild

Në majin e vitit 2010, Lendis pranoi publikisht se kishte përdorur sistematikisht doping gjatë të gjithë karrierës dhe më pas u tërhoq nga çiklizmi. Tani, ai shpjegon se ka gjetur “rrugën e drejtë” falë marijuanës.

2157889318001_5026317201001_5026281722001-vs

“Po i gëzohem kësaj faze të re në jetën time. Kanabisi më ndihmon për dhimbjen në ije, pasojat e çiklizmit. Tani e përballoj më mirë, kam një cilësi më të mirë jete”, ishte shpjegimi i ish-çiklistit në njoftimin e hapjes së dyqanit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura