Fituesi i Nobelit/ “Zgjedhja është për keqardhje”, reagon e shtangur edhe organizata amerikane

SHPËRNDAJE

Peter Handke
Peter Handke

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për keqardhje.

Të enjten, shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili njihet edhe si figurë kundërthënëse, fitoi Nobelin për vitin 2019.

“Jemi të shtangur me përzgjedhjen e një shkrimtari, i cili ka shfrytëzuar zërin e tij publik për të minuar të vërtetën historike dhe për t’iu ofruar ndihmë publike autorëve të gjenocidit, si ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, dhe ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq”, tha shkrimtarja Jennifer Gean, presidente e organizatës Pen America.

“Në kohën e rritjes së nacionalizmit, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në mbarë botën, komuniteti letrar meriton më mirë se kjo. Ne ndjejmë keqardhje të thellë për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë”, tha Gean.

Zgjedhja e Handkes nxiti reagime edhe në Kosovë dhe rajon.

Mes të tjerave, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkoi që të anulohet ky vendim.

Burimi: REL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.