Fituesi i Eurovizion shkel flamurin shqiptar, shqiptarët e fyejnë dhe e kërcenojnë. Këngëtari fshin foton

May 25, 2015 | 10:45
SHPËRNDAJE

Pasi bëri bujë me foton e tij ku dukej me këmbët sipër flamurit shqiptar, fituesi i Eurovizion Mans Zelmerloë i cili përfaqësoi Suedinë me këngën “Heroes”, e ka fshirë foton nga komentet negative të shqiptarëve. 

Derisa delegacionet e këngëtarëve që përfaqësonin shtetet e tyre në garën më të madhe të këngës në Europë, që u mbajt këtë vit në Vjenë, fituesi i këtij viti  duket se gjatë provave ka gjetur kohë të pushojë, dhe për më tepër për t`i vendosur këmbët e tij për të pushuar mbi flamurin e Shqipërisë.

Kjo shihet edhe në foton të cilën ai e ka postuar në rrjetin social Facebook gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura