Fituesi i “Big Brother” rrëfen se është i pastrehë dhe i varfër

Apr 5, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

Ish-fituesi i “Big Brother 2006” në Britani të Madhe, Pete Bennett, ka zbuluar se ai është i pastrehë dhe i varfër.

Pete Bennett

Duke folur në show-n “The Jeremy Kyle” ai zbuloi gjithçka për betejat e tij të fundit me varësinë e drogës, gjendjen e vështirë ekonomike dhe se si është përballur me famën fillestare.

“I kam humbur të gjitha…Mesa duket gjithçka shkoi keq. Nuk shkoi sipas planit. Kisha aq shumë para dhe nuk dija se çfarë të bëjë me to. I kam investuar në gjëra të gabuara”, tha ai.

“Edhe pse kisha aq shumë para në duar, jam i pastrehë. Fama më shtyu drejt diçkaje që nuk doja ta provoja”, shtoi Pete.

Pete rrëfen se të paktën e ka fituar betejën me varësinë nga droga, e se tani është i pastër. Ndërsa shprehu ambicien për t’u futur në botën e aktrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura