VIDEO/ Fituan mbi 800 mijë euro nga trafiku i drogës, goditet banda e drejtuar nga 36 vjeçari shqiptar

Nov 19, 2019 | 17:45
SHPËRNDAJE

Një grup i trafikut të drogës që vepronte në Atika dhe në Korint u shpërnda nga policia, pasi një aksioni që çoi në pranga katër shqiptar dhe një grek 16 vjeçar.

astynomia-kkorinthos-narkotika

Shqiptarët të moshave 29, 35, 36 dhe 37 vjeç, u arrestuan në zona të ndryshme të Atikës dhe në Korint.

Mediat greke shkruajnë se 36 vjeçari shqiptar kuante rolin kryesor në organizatë, për të cilin policia thotë se ishte i ngarkuar për gjetjen e drogës si dhe për transportimin dhe furnizimin e trafikantëve nga Atika dhe Korinti.

Anëtarët e tjerë të grupit ishin përgjegjës për ruajtjen, standardizimin dhe trajtimin e sasive të kanabisit të papërpunuar, ndërsa në banesën e të miturit fshihej lënda narkotike.

Pas kontrolleve në automjetin e 36 vjeçarit dhe në një shtëpi në Korintin e Vjetër, u gjetën dhe u konfiskuan përkatësisht 560 kg dhe 620g kanabis, 4,610 euro, 3 vetura dhe tre telefona celular.

Policia vlerëson se fitimi i pritshëm nga shitja e drogave të sekuestruara arrin në më shumë se 840,000 eurove. Të arrestuarit u dërguan te Prokurori i Qarkut në Korint.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura