Fitorja me Serbinë, juristi i FSHF-së: Futbolli shqiptar mori atë që iu hoq padrejtësisht

Jul 10, 2015 | 11:14
SHPËRNDAJE

Envi Içka juristi i FSHF-së e ka quajtur vendimin e Arbitrazhit zgjidhje të drejtë të një gabimi, zgjidhje që i dha futbollit shqiptar atë që iu hoq padrejtësisht. 

“Më në fund ato që ishin zgjidhur gabim, e që e kemi thënë se sa gabim ishin zgjidhur u zgjidhën drejt, futbolli shqiptar mori atë që iu hoq pa të drejtë, kombëtarja ka shanse reale për të bërë një rrugë të drejtë drejt eleminatorëve”- ka thënë ai në një prononcim për “News 24”

Sipas tij, vendimi konfirmon ato pretendime që pala shqiptare ka pasur. “Tregon situatën reale që të gjithë e panë në TV, se cfarë mjetesh organizimi ka pasur në Beograd dhe atje nuk po luhej futboll”- tha ai.

Sa i takon thirrjeve raciste në stadiumin në Beograd, juristi tha se patjetër që ka pasur edhe një pjesë në vendim që i dedikohej dhe arsyetonte shfaqjet raciste që ishin prezentë.

“Të jeni të qetë që vendimi është përfundimtar dhe nuk ka asnjë mundësi ankimimi”- tha ai. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura